Nëpërmjet kësaj kredie, BKT ofron mundësinë për të nisur një biznes të ri ose për të zgjeruar një ekzistues. BKT financon investime në pajisjet e transportit, linjat e prodhimit, ndërtesat dhe asetet e tjera fikse, si dhe ndërtimin e hapësirave të punës, rinovimin dhe zgjerimin e biznesit.
Kushtet e përgjithshme:
Afati i maturimit të kredisë: Deri në 10 vjet, me këste mujore. Ju mund të përfitoni nga pagesa të ulëta të principalit ose një periudhë mospagimi në varësi të projektit.
Shuma maksimale e kredisë: Në varësi të aktivitetit tuaj të biznesit dhe planit të investimit.
Kolaterali Garancia e përdorur është hipoteka e pasurive të paluajtshme/pengu i pajisjeve apo linjave teknologjike. Edhe nëse ju mungon kolaterali i mjaftueshëm, ne kemi zgjidhjen e duhur.
Me rastin e disbursimit të kredisë, pagesat drejtohen në llogaritë e furnitorëve në bazë të faturave.