Financimi i Projekteve

Financimi i Projekteve

BKT është një nga bankat më aktive në treg përsa i përket segmentit të financimit të Projekteve Financiare. BKT ofron kredi që janë të hartuara specifikisht në përshtatje me karakteristikat e projektit dhe në interesin më të mirë të investitorit, duke patur në plan të parë finalizimin dhe operimin me sukses të projektit.
 

Çfarë është “Financimi i projekteve”?

Kryesisht një financim i tillë ka afat të gjatë, dhe ripagimet e kredisë varen ngushtësisht nga të ardhurat që do të gjenerohen nga vetë projekti subjekt financimi, me përfundimin dhe operimin e tij. Kreditë për Financimin e Projekteve ofrojnë mundësinë më të mirë të angazhimit në projekte të reja përmes nje kredie të mirë-strukturuar që përshtatet në terma në linjë me ciklin dhe fazat nëpër të cilat projekti kalon; që nga fazat fillestare të ndërtimit e më tej në operim deri në shlyerjen e plotë të kredisë.
 

Cilat janë specifikat e kësaj kredie?

Përgjithësisht, këto kredi janë të strukturuara të kenë këto karakteristika kryesore:
  • Maturitete/ Afate më të gjata sesa kreditë standarte për investim, të lidhura ngushtë sipas nevojave të projektit.
  • Periudhë pagesë vetëm interesi apo dhe mungese të plotë pagesash gjatë periudhës së investimit, në linjë me specifikat e vetë projektit.
  • Banka është e hapur të konsiderojë si garanci për këtë kategori financimesh paketa më specifike kolateralesh sesa kolateralet klasike.  

Në cilët sektorë përfshihet BKT në Financimin e Projekteve?

BKT, është e gatshme të financojë projekte në të gjithë sektorët, me parakushtin e vetëm që projektet të jenë rentabël dhe në linjë me kriteret tona të kredidhënies. Ne kemi eksperiencë të drejtpërdrejtë në financimin e projekteve dhe kemi një portofol të konsoliduar tashmë në shumë sektorë siç janë:
  • Energjitika (Financim Hidrocentralesh, fokus në projektet Fotovoltaike)
  • Infrastruktura (ndërtim rrugësh përmes skemave si PPP, Konçesione, etj.)
  • Ndërtimi
  • Hoteleria
  • Minierat
  • Shërbimet, etj. 

Fokusi i BKT-së

Qëllimi dhe fokusi ynë është të përzgjedhim dhe t’i japim jetë projekteve që janë financiarisht të sigurta dhe në të njëjtën kohë të qëndrueshme në pikëpamjen e impaktit social dhe mjedisor që ato kanë. Kreditë e reja lëvrohen përmes një proçesi përzgjedhës strikt dhe nje analize te mirefillte profesionale, me qëllimin final për të ruajtur cilësinë e portofolit të këtij segmenti. Kompleksiteti i këtij segmenti financimesh, i bashkërenduar me ekspertizën e një njësie të dedikuar që gjen zgjidhje për lehtësimin e rreziqeve që mbartin të tilla financime, garanton mbështetjen financiare më të mirë të mundshme për investitorin.