Dega "Internet"

E-banking për Bizneset

Hyrje:

Në kuadër të rritjes së rëndësisë së digjitalizimit të proçeseve të ndryshme ne sektorin banker Versioni i Ri i Business E-banking i ofron klientëve të Biznesit një platformë online të përditësuar nëpërmjet të cilës mund të kryejnë pagesa të ndryshme në një kohë më të shpejtë.
Bizneset mund të regjistrohen dhe përdorin direkt Degën Internet për Biznese e cila gjendet e disponueshme në faqen zyrtare të BKT-së.
  • Call center ofron shërbim 24 orë
  • ​Kompania dhe përdoruesi duhet të jenë klientë të BKT-së
  • Shërbimi i rregjistrimit ofrohet pa pagesë dhe pa kosto mujore mirëmbajtje

Informacione të përgjithshme

BKT Dega Internet për Bizneset është në shërbimin tuaj 24 orë. Ti mund të kryesh shumë lehtë çdo transaksion bankar kudo, të duhet vetëm një kompjuter.

Lidhur me mënyrën e operimint në BKT Dega Internet të lutem referojuni manualit të detajuar:
Manual Përdorimi


Për më shumë informacion për çdo problem, kërkesë ose ndihmë teknike, mund të telefonosh në BKT Contact Center, në numrin e telefonit +355 (0) 4 2266 288, në shërbim 24 orë çdo ditë.

Nëse je klient biznes i BKT, që kanë një kartë debiti/krediti individuale/biznesi dhe keni firmosur marrëveshjen e KSHBB-së së bashku me dokumentacionin për aktivizim të shërbimit në Internet mund të regjistrohen në BKT Business E-Banking.
 
Numri i klientit është një numër i cili ju jepet kur hapni një llogari në BKT. Numri i klientit
përdoret në hapin e parë të proçesit të hyrjes. Këtu përdoret nr i klientit dhe identifikues i kompanisë (NIPT).

Fjalëkalimi është një kombinim i karaktereve alfanumerike, që duhet të krijosh gjatë proçesit të regjistrimit për sigurinë tënde.

FNP (Fjalëkalim me një Përdorim) është një hap sigurie i proçesit të hyrjes në BKT Dega Internet. Kërkohet të vendoset Fjalëkalimi që të dërgohet në celularin tënd nëpërmjet mesazhit në momentin e hyrjes.

Tastiera virtuale është një aplikim opsional që ti mund të përdorësh për të shmangur rrezikun e ndonjë sulmi të të dhënave të identifikimit.

Nëse harron fjalëkalimin, kliko direkt tek opsioni S’kujtoj fjalëkalimin dhe ndiq hapat pasuese. Nëse shfaqet mesazhi për të kontaktuar me BKT Contact Center në numrin +355 (0) 4 2266 288, lutemi kontakto me shërbimin e Contact Center. Gjithashtu edhe nëse të është bllokuar llogaria në Degën Internet, lutemi të kontaktosh sërish me shërbimin e klientit BKT Contact Center në numrin
+355 (0) 4 2266 288.

Nëse gjatë logimit në Dega Internet nuk merr ndonjë mesazh FNP, atëherë kontrollo nëse je brenda zonës së mbulimit të rrjetit tënd GSM ose kontrollo kutinë e mesazheve nëse është plot. Mund të bësh edhe nje rindezje të apartit tënd celular dhe të provosh përseri hyrjen

Nëse do të ndryshosh fjalëkalimin, duhet të shkosh tek opsioni Personalizime në Degën Internet. Ose direkt në opsionin S’kujtoj fjalëkalimin në dritaren hyrëse të BKT Degës Internet. Për arsye sigurie, do të kërkohet të ndryshosh fjalëkalimin tënd çdo 90 ditë.

Në rast se humbet celularin, duhet të mbyllësh kartën SIM sa më shpejt të jetë e mundur për të shmangur ndonjë rrezik referuar dërgimit të FNP në proçesin e hyrjes.

Nëse merr një mesazh FNP nga BKT edhe pse nuk je përpjekur të hysh në Degën Internet, lutemi të përpiqesh të ndryshosh fjalëkalimin nëse është e mundur dhe/ose kontakto me BKT Contact Center në numrin +355 (0) 4 2266 288, në mënyrë që të merren veprime të mëtejshme për sigurinë e llogarisë. Për detaje mbi këshillat për sigurinë e BKT Dega Internet mund ti gjesh tek “Udhëzime mbi Sigurinë”.

Ti mund të aksesosh BKT Dega Internet dhe nga jashtë Shqiperisë. Nuk ka nevojë për kërkesa shtesë, duhet vetëm të kesh të njëjtin numër celulari të regjistruar në sistemin e BKT dhe të jetë aktiv.

Sugjerohet që logimi në BKT Dega Internet të aksesohet me Google Chrome, Mozilla Firefox, Opera, Safari dhe Internet Explorer.

Ti mund t’i kontrollosh transaksionet e kryera online duke vizituar menunë Llogaritë/ Llogaritë rrjedhëse/ Pasqyrat e llogarisë ose Veprimet e Llogarisë. (Sqarim: Transferta Brenda Vendit deri në 14.00 kryen brenda ditës,transfertat brenda vendit pas orës 14:00 kryhen ditën e nesërme të punës. Transaksionet e kryera pas orës 20:00 mund të reflektohen si veprime të ditës pasardhëse të punës nëse ka filluar procesi ditor i mbylljes së veprimeve të bankës, i cili mund të fillojë në orën 20:00 dhe zgjat deri në mesnatë.)

Ti mund të dërgosh ankesën ose sugjerimin tënd duke plotësuar formularin ankesë/sugjerim në faqen zyrtare në link-un:https://www.bkt.com.al/sugjerime-ankesa-forme ose mund të klikosh Kontaktet e cila është e vendosur në krye të faqes në Degën ‘Internet’, për të lënë një mesazh.

Gjithashtu mund të kontaktosh shërbimin Contact Center në numrin +355 (0) 4 2266 288 për të raportuar ankesën/sugjerimin tuaj 24 orë në 7 ditë të javës, nëpërmjet email-it në adresën callcenter@bkt.com.alinfo@bkt.com.al, në rrjetet sociale të Bankës Kombëtare Tregtare ose mund të na shkruani në numrin tonë WhatsApp +355674000018.