Kredi për Furnitorë

Kredi për Furnitorë

Nëpërmjet kësaj kredie, BKT ju ofron mundësinë për të financuar furnitorët e kompanisë suaj të ndërtimit, brenda kufirit të miratuar. Kjo merr parasysh rrezikun dhe kapacitetin e likuiditetit të kompanisë së ndërtimit.

 

Kushte të përgjithshme:

  • Mund të lëshohet si kredi cash ose si jo-cash
    1. Nëse përdoret si kredi në cash, të ardhurat do të transferohen drejtpërdrejt në llogarinë e furnitorit me të cilin kompania e ndërtimit ka një kontratë.
    2. Nëse përdoret si kredi jo-cash, lëshohet një Letër Garanci në favor të furnitorit, me datë dhe shumë të caktuar.
  • Disbursimi i kredisë do të kalojë direkt në llogarinë e furnitorit i cili ka një kontratë bashkëpunimi me kompaninë e ndërtimit.
  • Afati i maturimit përcaktohet midis furnitorit dhe kompanisë së ndërtimit.
  • Pagesat e kësteve bëhen në afatin e maturimit të letrës së garancisë.
  • Garancia e përdorur është garancia e firmës së ndërtimit të cilës i është aprovuar limiti.