LINJA QARKULLUESE E KREDISË

Linja Qarkulluese e Kredisë

Gjatë operacioneve tuaja, mund të hasni nevoja specifike për likuiditet të menjëhershëm për të menaxhuar pagesa të ndryshme. Nëpërmjet lehtësisë së linjës qarkulluese të kredisë, BKT synon të adresojë kërkesat afatshkurtra të klientëve të saj për likuiditet. Klientët mund të përdorin në mënyrë të përsëritur dhe të shlyejnë shuma deri në kufirin e miratuar duke siguruar vazhdimësinë e biznesit të tyre pa probleme.
 

Kushte të Përgjithshme:

  • Afati i maturimit të kredisë – Deri në 12 muaj për çdo disbursim.
  • Shuma maksimale e kredisë: në varësi të biznesit tuaj.
  • Kolaterali: Garancia e përdorur është hipoteka e pasurive të paluajtshme/pengu i pajisjeve apo linjave teknologjike. Edhe nëse ju mungon kolaterali i mjaftueshëm, ne kemi zgjidhjen e duhur.
  • Përdorimi i menjëhershëm i limitit të aprovuar.
  • Mund të përfitoni nga interesat e ulta.
  • Me disbursimin e kredisë, pagesat kanalizohen në llogaritë e furnitorëve në bazë të faturave