ATM - SmartBanKomaT | Banka Kombetare Tregtare

ATM - SmartBanKomaT

ATM - Smart BanKomaT

Logoja e  Smart BanKomaT, ju orienton se ku mund të depozitoni para pa limit kohe 24 orë në 7 ditë të javes. Në këtë mënyrë ju kurseni kohë dhe të shijoni lehtësinë e këtij shërbimi.

  • Ju mund të depozitoni monedhat LEKË dhe EURO (deri në 950,000 LEKË/ 5,000 €, limiti ditor për secilën monedhë), Smart BanKomaT do të numërojë paratë tuaja dhe do ti kalojë ato menjëherë në llogarinë tuaj.
  • Pas depozitimit të parave, ju mund të kryeni veprime të ndryshme nëpërmjet  Smart BanKomaT-it (si. Pagesë karte, rimbushje të celularit, këmbime valutore, etj.) ose mund të përdorni BKT Smart për shumë shërbime të tjera bankare.

Smart BanKomaT-i  njeh dhe numëron kartmonedhat e vendosura dhe llogarit shumën totale për depozitim. 

Qindarkat (monedhat metalike) ose kartmonedhat e tjera si USD, GBP etj. nuk pranohen nga kjo pajisje.  

Kini  parasysh të mos vendosni për depozitim kartmonedha të dëmtuara, grisura apo të zhubrosura.  

Sipas rregullores,  banka ka detyrim të  identifikoj dhe bllokojë kartmonedhat e dyshimta dhe të informojë Bankën e Shqipërisë.