Kartat e Kreditit për Bizneset
Rreth Kartës së Biznesit Prima
Karta Prima e Kreditit për Biznesit është zhvilluar për të përmbushur nevojat e klientëve të biznesit, si Korporatë ashtu edhe të Bizneseve të Vogla dhe të Mesme (NVM).
Ky produkt do të jetë një mundësi shumë e mirë për biznesin tuaj, pasi:
- shërben si një mjet tepër efektiv për likujdimin e nevojave afatshkurtra të biznesit.
- ofron zgjidhje praktike për biznesin dhe maksimizon kontrollin e shpenzimeve.
- shmang dokumentacionin e tepërt duke ofruar në kohë shumë të shkurtër likuiditetet e nevojshme për biznesin tuaj.
Çafrë mund te bëni me kartën tuaj?
Karta PRIMA funksionon si nje kartë krediti Mastercard e lëshuar nga Banka Kombëtare Tregtare.
Karta mundëson:
- Kryerjen e transaksioneve për kompaninë tuaj në të gjithë terminalet POS në mbarë botën, si brenda ashtu edhe jashtë vendit, pa komision.
- Blerje të sigurta në internet nëpërmjet opsionit 3D Secure, pa komision.
- Kryerjen e shërbimeve si; blerje të biletave të avionit, rezervim hoteli dhe salla konferencash, pagesa në restorante etj.
- Tërheqjen e fondeve CASH dhe mundësine e kryerjes së pagesave me kartën tuaj, kudo që shikoni logon MasterCard.
Si funksionon Karta Prima?
Biznesi juaj mund të pajisjet me më shumë se një kartë PRIMA Business, duke i dhënë kështu mundësinë çdo personi për të administruar shpenzimet e kompanisë.
Pasqyra Mujore e shpenzimeve të kartës së Kreditit do t’ju paraqesë në mënyrë të detajuar të gjitha veprimet totale mujore të kryera nga të gjithë personat e pajisur me kartën e biznesit tuaj. Në këtë mënyrë ju do të keni mundësi të monitoroni edhe shpenzimet individuale të kryera në funksion të aktivitetit të kompanisë.
Si mund të pajiseni me Kartë Krediti?
Paraqituni pranë Degëve të Bankës në të gjithë rrjetin e BKT-së, për të aplikuar për limitin tuaj të kartës së Kreditit, me ose pa kolateral.
Komisione dhe Interesa
Komisionet për Tërheqje Cash
- Tërheqje cash në ATM të BKT-së – 2% e shumës, + Interesi+ Komisioni 1000 ALL
- Tërheqje cash në ATM të bankave të tjera brenda vendit – 2% e shumës, + Interesi+ Komisioni 1000 ALL
- Tërheqje cash jashtë vendit në ATM jo të BKT – 2% e shumës, + Interesi+ Komisioni 1500 ALL
Komisionet për Blerje
- Blerje në POS të BKT-së – pa Pagesë
- Blerje në POS jo të BKT-së (brenda dhe jashtë vendit) – pa pagesë
- Blerje nëpërmjet Internetit – pa Pagesë
Komision për Verifikim Balance në ATM
- Verifikim balance në ATM të BKT-së – pa pagesë
- Verifikim balance në ATM të bankave të tjera – 200 ALL
Komision për ndryshim PIN-i në ATM
- Ndryshimi i PIN-it në ATM të BKT-së – pa pagesë
- Ndryshimi i PIN-it në ATM të bankave të tjera – nuk ofrohet
Komisionet për Ripritintim Karte / PIN-i
- Riprintim automatik i kartës – pa pagesë
- Riprintim automatik i PIN-it – pa pagesë
- Riprintim i kartës në rast humbje / vjedhje / dëmtimi – 1500 ALL
- Riprintim i PIN-it rast humbje / vjedhje / dëmtimi – 500 ALL
Komisionet Vjetore
- Komision vjetor për secilën kartë – 2000 ALL
Komisione të tjera
- Komision për pagesë të vonuar - 2% mujore mbi shumën e vonuar
Interesa
- Interesi standart i kreditit – 1.3% në muaj
Limite
- Limiti i tërheqjes nga ATM – 10%
- Limiti për blerjet në internet – Deri në 1,000,000 ALL
- Pagesa minimale – 10%
ÇFARË MUND TË BENI ME KARTËN TUAJ?
SI FUNKSIONON KARTA PRIMA?
Kjo kartë ju ofron lehtësi në administrimin e shpenzimeve tuaja. Pasqyra Mujore do t’ju paraqesë në mënyrë të detajuar tërheqjet në cash, si dhe të mirat dhe shërbimet e paguara me anë të kartës suaj, në menyrë që ju të ndiqni saktësisht shpenzimet totale mujore dhe të monitoroni shpenzimet individuale. Sipas kërkesës suaj, kjo kartë mund të lëshohet së bashku me karta shtesë dhe me limite të përcaktuara nga ju.
Leximi i Pasqyrës Mujore
SI TA LEXONI PASQYRËN TUAJ MUJORE
Numri i kartës: Numri 16-shifror i kartës suaj së kreditit për të cilin është gjeneruar Pasqyra Mujore
Limiti Total i Kartës: Shuma totale që ju është vënë në dispozicion nga banka për ta shpenzuar me kartën tuaj të kreditit. Kini parasysh që të gjitha kartat shtesë ndajnë të njëjtin limit me kartën kryesore.
Limiti i Tërheqjes në cash: Sasia e limitit qe ju mund të tërhiqni në formën e parave cash në ATM.
Numri i Llogarisë: Numri i llogarisë me të cilin është e lidhur karta.
Limiti i Mbetur i kartës: Limiti i mbetur i disponueshëm për përdorim që llogaritet nga limiti total i kartës duke hequr limitin e përdorur te saj.
Shuma për t’u paguar për periudhën: Detyrimi total mujor i kartës.
Shuma minimale për t’u paguar: Minimumi i Detyrueshëm është shuma minimale e detyrimit total që rezulton Pasqyrën Mujore dhe është e detyrueshme të paguhet deri në datën e fundit të pagesës.
Nëse nuk paguhet në kohë mbi minimumin e detyrueshëm aplikohen komisione dhe interesa penalizuese.
Data e Nxjerrjes së Llogarisë: Data në të cilën faturohen të gjitha transaksionet e kryera me kartë, detyrimet e mbartura nga muajt paraardhës, ngarkimi i interesave dhe komisioneve dhe pagesat e kryera nga klienti, në një përmbledhje të detajuar që pasqyron datat dhe shumat në të cilat është kryer çdo veprim si dhe detyrimin total e minimal që kartëmbajtësi i detyrohet bankës.
Data e fundit e Pagesës: Data e fundit në të cilën është e detyrueshme të shlyhet minimumi i detyrimit tuaj mujor. Nëse nuk e keni marrë në kohë Pasqyrën Mujore, ju lutemi telefononi pranë BKT-së dhe kërkoni t’ju dergohet. BKT nuk mban përgjegjësi për vonesat e postës.
Data e Transaksionit: Data në të cilën është kryer veprimi me kartë
Përshkrimi: Përshkruan llojin e transaksioneve të kryera gjatë periudhës ndërmjet dy Pasqyrave Mujore së njëpasnjëshme.
Shuma: Shuma e transaksioneve të kryera me kartën tuaj e shprehur ne lëkë shqiptare.
Balanca Aktuale: Shuma totale e detyrimit tuaj në datën e Pasqyrës Mujore aktuale, përfshin detyrimin e mbartur dhe atë aktual.
Balanca e mëparshme: Detyrimet që rezultojnë të papaguara nga Pasqyra Mujore e mëparshme.
Blerjet: Paratë e shpenzuara për blerjen e të mirave dhe shërbimeve me kartë në POS dhe në Internet.
Pagesat: Çdo shumë që paguhet nga ju si shlyerje tërësore apo e pjesshme e detyrimit të kartës tuaj të kreditit.
Tërheqjet në cash: Paratë e tërhequra në ATM me kartën e kreditit..
Interesa dhe komisione: Shuma totale e gjithë komisioneve apo interesave në rast se ka, të faturuara në ketë Pasqyrë Mujore.
Interesi i kartës: Interesi normal i kredisë që aplikohet për pjesën e mbetur të detyrimit pa minimumin e detyrueshëm dhe llogaritet në çdo rast kur detyrimi i kartës nuk paguhet i plotë para datës së fundit të pagesës. Përllogaritet për pjesën e mbetur të detyrimit për aq ditë sa rezulton i pambuluar me normën e shpallur të Interesit të Kartës.
Interesi për pagesë të vonuar: Interesi që llogaritet në rastet kur Minimumi i Detyrueshëm nuk paguhet I plotë para Datës së Fundit të Pagesës. Ai përllogaritet mbi shumën e pambuluar të Minimumit të Detyrueshëm për aq ditë sa rezulton i pambuluar.
Komisioni për pagesë të vonuar: Komision fiks që aplikohet kur pagesa e kryer është më e vogël se shuma minimale e detyrueshme për t’u paguar.
Komisioni i tërheqjes cash: Komision i mbajtur në rastin kur kartëmbajtesi tërheg në cash nga limiti i kartës së tij.
Interesi i tërheqjes cash: Interes që aplikohet sa herë ka një tërheqje cash nga karta. Përllogaritet mbi shumën totale të tërhequr cashpër aq ditë sa është e papaguar.
Komisioni për tejkalimin e limitit: Vendoset nëse detyrimi juaj e tejkalon limitin total të kartës.
Komisioni Vjetor i Kartës: Komision fiks i cili aplikohet çdo vit për kartën dhe shërbimet e ofruara prej saj, i cili është ndryshe për kartat Standard dhe ndryshe për kartat Gold.
Transaksionet dhe Kundërshtimet: Transaksione konsiderohen të gjitha veprimet e kryera nëpërmjet kartës në terminalet POS/EFTPOS (Electronic Fund Transfer Point of Sale) dhe ATM, në të cilat karta është prezente fizikisht, si dhe nëpërmjet internetit, telefonit ose mjeteve të tjera elektronike të komunikimit në të cilat karta nuk është prezente fizikisht.
Nëse keni ndonjë kundërshtim në lidhje me transaksionet e pasqyruara në Pasqyrën Mujore, duhet menjëherë të njoftoni bankën me shkrim brenda 30 ditëve nga data e kryerjes së transaksionit. Në rast të kundërt, transaksionet e faturuara në Pasqyrën Mujore do të supozohen të pranuara nga ju. Në rast se kundërshtimi juaj nuk pranohet, duke u bazuar në rregullat e MasterCard/Visa, shuma e kundërshtuar do t’ju ngarkohet bashkë me interesat dhe komisionet përkatëse.
SHËNIM:
- Interesat dhe komisionet janë subjekt ndryshimesh nga BKT.
- Interesat e paraqitura në Pasqyrën Mujore janë interesa me bazë mujore.
- Normat e interesit dhe komisionet e aplikuara për kartën që janë në fuqi aktualisht mund t’i gjeni në Kushtet e Punës së BKT në faqen e zyrtare të internetit www.bkt.com.al
- Për të raportuar një kartë të vjedhur apo të humbur:
- Ju lutem telefononi menjëherë në nr: 00355 4 22 66 288 ose në çdonjërën prej degëve tona.
Për pyetje apo sugjerime: Tel: 00355 4 22 66 288
E-mail: callcenter@bkt.com.al