KREDIA TREGTARE HIPOTEKORE

Kredia Tregtare Hipotekore

“Kredia Tregtare Hipotekore”, është një lloj kredie nën produktin e kredisë për investim, që synon SME-të, veçanërisht subjektet tregtare që kërkojnë financim afatgjatë për blerjen e hapësirave tregtare në Komplekse Rezidenciale, Qendra Tregtare, etj.

 

Kushte të Përgjithshme:

  • Qëllimi i Kredisë – Blerja e njësive tregtare në komplekse rezidenciale, blerje e ndërtesave tregtare me qëllim hapjen e supermarketeve, njësi të shitjes me shumicë ose pakicë, transferimi i kredive tregtare hipotekore të marra nga banka të tjera.
  • Shuma maksimale e kredisë – Deri në 1,000,000 Euro ose ekuivalenti në Lekë
  • Afati i maturimit të kredisë – 15 vjet
  • Norma e Interesit:
      Për Kreditë në Euro: 5% fikse për 3 vitet e para, më pas Euribor 1 vjeçar + 4% (jo më pak se 5%).
      Për kreditë në lekë: 5% fikse për 3 vitet e para, më pas bono thesari 1 vit + 4%, (jo më pak se 5%)
 
  • Shlyerja e Kredisë – Në 5 vitet e para të jetë amortizuar 25% e principalit, në 5 vitet e dyta të jetë amortizuar 35% e principalit dhe në 5 vitet e fundit të jetë amortizuar 40% e principalit.