FINANCA TREGTARE

FINANCA TREGTARE

Financa Tregtare përfaqëson instrumentet dhe produktet financiare si Garancitë Bankare, Letrat e Kreditit dhe Dokumenta për Arkëtim të përdorura nga kompanitë për të lehtësuar tregtinë ndërkombëtare në një mënyrë më të sigurt.
Produktet financiare të tregtisë e bëjnë më të lehtë dhe më të sigurt për importuesit dhe eksportuesit kryerjen e transaksioneve tregtare. Parimi kryesor i financave tregtare është prania e Bankës si palë e tretë për të zvogëluar riskun e pagesës dhe riskun e ofertës.
 

Zgjidhje për biznesin tuaj:

BKT mbështet nevojat e biznesit tuaj në tregtinë ndërkombëtare në çdo kohë në të gjithë botën. Qëllimi ynë është të ndihmojmë klientët tanë të tregtojnë në mënyrë efikase dhe të sigurt dhe të zgjerojnë mundësitë e tregtimit.
Nëpërmjet specialistëve tanë me përvojë dhe njësive të përkushtuara, sigurojmë që ju të merrni zgjidhjet më të mira në përputhje me specifikat e marrëdhënies së biznesit.
BKT ofron:
  • Marrëdhënie në një rrjet shumë të gjerë me mbi 160 banka në më shumë se 40 vende nga Europa në Afrikë dhe nga Azia në Amerikë.
  • Udhëzime profesionale gjatë gjithë procesit.
  • Produkte të ndryshme bazuar në nevojat tuaja specifike.
  • Çmimet më konkurruese në treg.
  • Zgjidhje të posacme për të përmbushur nevojat tuaja specifike çdo herë.