Kredi për Sektorin e Ndërtimit
Me anë të kësaj kredie BKT ju bën të mundur financimin e kapitalit të nevojshëm për zhvillimin e projekteve në sektorin e ndërtimit privat dhe publik. Ne ju ofrojmë paketa fleksibël të produkteve për bizneset përsa i përket llojit të kredisë, shumës, planit të ripagimit, kohëzgjatjes, etj.Kushte të Përgjithshme:
- Afati i ripagimit të kredisë – sipas afatit të projektit maksimalisht deri në 60 muaj. Mund të përfitoni pagesa më të ulta të principalit ose periudhë faljeje për një afat të caktuar kohor.
- Mënyra e pagesës së kësteve është mujore.
- Shuma maksimale e kredisë në varësi të biznesit dhe të projektit që do të ndërtohet.
- Garancia e përdorur është hipoteka e pasurive të patundshme /pengu i pajisjeve ose linjave teknologjike, etj.