Kredia mbi Llogaritë e Arkëtueshme
Kredia mbi llogaritë e arkëtueshme ofron akses fleksibël për më shumë fonde për ato kompani të cilave u ka lindur e drejta e llogarive për të arkëtuar nga klientët e tyre. Ndonjëherë pak më shumë fluks parash i lejon biznesit tuaj hapësirën e nevojshme për të vepruar më lehtësisht.Klientët që mund ta përfitojnë: klientë egzitues 1-vjeçar me kredi, të cilët nuk kanë asnjë vonesë mbi 30 ditë ose klientë operacional me një historik 2-vjeçar në bankën tonë, të cilët kanë llogari të arkëtueshme nga Institucionet Shtetërore.
Kushte të Përgjithshme:
- Afati i maturimit – maksimumi deri në 12 muaj por duke qëndruar brenda afatit maksimal të pagesës së llogarive të arkëtueshme.
- Mënyra e pagesës së kësteve është mujore ose në momentin e pagesës së llogarisë së arkëtueshme.
- Shuma maksimale e kredisë deri në 50 % të vlerës së llogarive të arkëtueshme por maksimalisht deri në 250,000 Euro/ ekuivalenti në monedha të tjera.
- Garancia e përdorur është hipoteka e pasurive të patundshme /pengu i llogarive të arkëtueshme.