Kredi për Investime

Kredi për Investime

Nëpërmjet kësaj kredie BKT ju ofron mundësinë për të hapur një biznes të ri si dhe për të zgjeruar atë aktual. BKT ju financon për blerjen e linjave të prodhimit, ndërtesave, aktiveve të tjera fikse, ndërtimin, rinovimin dhe zgjerimin e biznesit tuaj. BKT ju ofron partneritet afatgjatë dhe mundësinë për tu rritur së bashku.

 

Kushte të Përgjithshme:

  • Afati i ripagimit të kredisë – deri në 96 muaj (deri në 180 muaj në raste specifike) me pagesë këstesh mujore. Mund të përfitoni pagesa më të ulta të principalit ose periudhë faljeje për një afat të caktuar kohor, sipas natyrës së aktivitetit të biznesit tuaj.
  • Shuma maksimale e kredisë në varësi të kapacitetit të biznesit dhe të planit të investimit.
  • Garancia e përdorur është hipoteka e pasurive të patundshme / pengu i pajisjeve ose linjave teknologjike etj. Edhe nëse nuk keni kolateralin e mjaftueshëm, ne ofrojmë zgjidhjen e duhur për ju.
  • Me disbursimin e kredisë, pagesat transferohen në llogari të furnitorëve sipas faturave/institucioneve/preventiveve etj.