Depozita Rekord për Biznese
Për të pasur përfitime me risk zero, për kursimet tuaja në Lekë, Euro ose USD, ju mund të hapni një depozitë rekord në terma më afatgjatë (2 – 7 vjet) dhe përfitimi i interesave bëbet çdo 6 muaj.
Veçoritë
- Ju mund të hapni një Depozitë Rekord në Lekë për një periudhë 5 ose 7 vjeçare, ose mund të zgjidhni monedhën Euro apo USD me maturitet nga 2 – 5 vjet.
- Norma juaj e interesit është vendosur në varësi të maturitetit që do të përzgjidhni të Depozitës tuaj rekord dhe përfitimi juaj nuk do të preket nga ndryshimet e normave të interesit në treg.
- Interesi i depozitës merret çdo 6 muaj.
- Keni mundësinë ta investoni përsëri interesin që përfitoni çdo 6 muaj për të rritur përfitimin.
- Tërheqja e parakohshme e depozitës bën të pavlefshëm interesin e akumuluar, pra ju do t'ju duhet ti ktheni ato interesa.
- Ju keni te drejtë të shihni Llogarinë e Depozitës Rekord si dhe informacione të tjera rreth llogarisë tuaj nëpërmjet Shërbimeve Bankare Elektronike si Dega Internet apo Aplikacioni BKT Smart ose mund të informoheni pranë një prej degëve tona.
Për të aplikuar
- Ju mund hapni një Depozitë Rekord duke u paraqitur në një prej degëve tona ose duke përdorur Shërbimeve Bankare Elektronike si Dega Internet apo Aplikacioni BKT Smart
Bazuar në ligjin "Për Sigurimin e Depozitave" nr. 53/2014, date 22.05.2014, llogaritë dhe depozita në BKT sigurohen deri në shumën 2.500.000 (dy milionë e pesëqind mijë) lekë nga Agjencia e Sigurimit të Depozitave - www.asd.gov.al