FINANCA TREGTARE

Financa Tregtare

Financa Tregtare përfaqëson instrumentet financiare dhe produktet e përdorura nga kompanitë për t’iu ardhur në ndihmë dhe për të lehtësuar tregtinë ndërkombëtare. Përmes këtyre instrumentave është e mundur dhe më e lehtë për importuesit dhe eksportuesit që të kryejnë transaksione tregtare. Parimi bazë i financimit të tregtisë është prania e Bankës si një palë e tretë për të reduktuar rrezikun e pagesës dhe rrezikun e furnizimit.
 

Zgjidhja për biznesin tënd

Duke mbështetur klientët tanë në këtë segment në partneritet e tyre për shumë vite, ne kemi ndërtuar rrjetet ndërkombëtare, mbështetjen lokale dhe zgjidhjet e ekspertëve për t'ju ndihmuar të tregtoni në mënyrë efikase dhe të sigurt - dhe të zgjeroni mundësitë tuaja tregtare me besim. Specialistët tanë dhe njësia e dedikuar do të sigurohen që ju të merrni zgjidhjet më të mira në përputhje me specifikat e marrëdhënies së biznesit. Meqënëse transaksionet ndryshojnë nga njëri-tjetri, ne krijojmë zgjidhje adekuate për të përmbushur nevojat tuaja specifike, çdo herë.