Overdraft Ekspres për Micro dhe SME
Qëllimi i kredisë Overdraft Ekspres, është të ofrojë financim afatshkurtër dhe fleksibël për të gjitha bizneset e regjistruara prej mbi 2 vitesh.
Kjo u lejon atyre të përdorin një limit të vogël Overdraft për të adresuar nevojat afatshkurtra të likuiditetit, duke përfshirë qëllime të tilla si:
- Blerja e inventarit
- Pagesën e shërbimeve
- Pagesën e taksave, pagesën e sigurimit
- Pagesën e pagës ose
- Çdo pagesë tjetër në lidhje me shpenzimet operative
Kushte të përgjithshme
Periudha e ripagimit të kredisë - Afati eshte 12 muaj dhe banka ka të drejtë ta rinovojë ose jo brenda afatit të caktuar.
Shuma e kredisë: Min 500,000 ALL - Max 3,000,000 ALL
Garancia e përdorur: Pa kolateral
