Kredi për Inventar

Kredi për Inventar

Me anë të kësaj kredie BKT bën të mundur financimin e fondeve për blerjen e inventarit, mallrave, lëndëve të para, financimin e kapitalit punues etj. Me mbështetjen e BKT-së, biznesi mund të ecë përpara pa asnjë mangësi dhe te plotësojë më së miri nevojat për financim afatmesëm nëpërmjet kësaj kredie. Banka ofron paketa fleksibël për produktet e biznesit sipas llojit të kredisë, planit të pagesës, kohëzgjatjes etj. Ne mirëpresim çdo mundësi për të diskutuar nevojat tuaja financiare dhe ju ndihmojmë me përzgjedhjet e kredisë që përshtatet më shumë me kërkesat tuaja specifike.
 

Kushte të përgjithshme:

  • Periudha e ripagimit të kredisë – deri në 36 muaj (deri në 60 muaj në raste specifike), me pagesë këstesh mujore dhe me të drejtë rifinancimi.
  • Shuma e kredisë – në varësi të nevojave tuaja për financim dhe kapacitetit të biznesit tuaj.
  • Garancia e përdorur – Hipoteka e pasurive të patundshme / pengu i pajisjeve ose linjave teknologjike, pengu mbi inventarin, pengu mbi llogaritë e arkëtueshme, etj. Edhe nëse nuk keni kolateralin e mjaftueshëm, ne ofrojme zgjidhjen e duhur për ju.
  • Me disbursimin e kredisë, pagesat transferohen në llogari të furnitorëve sipas faturave.