Open Banking
Çfarë është Open Banking?Open Banking është një praktikë bankare që u lejon Ofruesve të Shërbimit Financiar të Palëve të Treta të njohura ndryshe si TPP akses në të dhënat e veprimeve bankare të klientit nga bankat dhe institucionet e tjera financiare nëpërmjet përdorimit të ndërfaqeve të aplikacioneve (API)
Direktiva e PSD2
PSD2 e cila njihet si Direktiva e dytë e Shërbimit të Pagesave është rregullorja e BE-së e cila rregullon funksionimin e shërbimit të pagesave dhe ofruesit e shërbimit të pagesave. Kjo direktivë synon të krijoj pagesa më të hapura, më konkuruese dhe më të sigurta për Përdoruesit e Shërbimit të Pagesave (PSU). PSD2 gjithashtu kërkon një Autentifikim të Thelluar të Klientit (SCA) dhe u lejon njësive informacionin e aksesit ose të llogarisë së përgjithshme për pagesat elektronike.
Kuadri Ligjor per PSD2 në Shqipëri:
Në zbatim të strategjisë kombëtare të pagesave dhe me qëllim transpozimin e parashikimeve të Direktivës Europiane të PSD2 në Shqipëri, në 2020 u miratua dhe publikua Ligji Nr. 55/2020 “Për Shërbimet e Pagesave”, i cili përcakton standarded, kriteret e sigurisë dhe mbrojtjes së përdoruesit, kriteret e informimit dhe transparencës dhe kategoritë e ofruesve të shërbimeve të pagesave, përfshirë rolet dhe përgjegjësitë e tyre në zbatim të ligjit. Në përputhje dhe zbatim të ligjit, në janar 2024 hyri në fuqi Rregullorja nr. 29/2022 ''Për autentifikimin e thelluar të klientit dhe standardet e përbashkëta, të hapura dhe të sigurta të komunikimit''. Rregullorja përcakton masat e sigurisë, standarded e përbashkëta të komunikimit, metodologji të vlerësimit të rrezikut dhe kërkesa të tjera teknike në funksion të implementimit të bankingut të hapur në Shqipëri.
Për më shumë:
Ligji "Për shërbimet e pagesave" (bankofalbania.org)
Rregullore 29/2022 "Për autentifikimin e thelluar të klientit dhe standardet e përbashkëta, të hapura dhe të sigurta të komunikimit'' (bankofalbania.org)
TPP
TPP-të janë ofrues të shërbimit të palëve të treta të cilët janë kryesisht Ofruesit e Shërbimit të Inicimit të Pagesave (PISP), Ofruesit e Shërbimit të Informacionit të Llogarive AISP dhe Ofruesit e Shërbimit të Pagesave (ASPSP). Këto institucione ndërveprojnë me bankën nëpërmjet software-ve të sigurtë për të ofruar shërbim te klientët. Këto institucione duhet të plotësojnë kërkesat rregullatore dhe duhet të pajisen me një Liçensë për Ofruesin e Shërbimit të Pagesave nga Autoriteti Kombëtar për t’u regjistruar në API-në tonë.
API
API është një software i cili shërben si një urë lidhëse për transferimin e të dhënave të klientit ndërmjet bankës dhe ofrueseve të shërbimit të palëve të treta (TPP). Palët e interesuara mund te regjistrohen online nëpërmjet BKT API Portal, si dhe mund të informoheni mbi disponueshmërinë e API-të dhe të familjarizoheni me ambjentin e testimit Sandbox.
BKT API është I disponueshëm për të gjithë Ofruesit e Shërbimit të Palëve të Treta (TPP) në Shqipëri si:
- Ofruesit e Shërbimit të Informacionit të Llogarisë (AISP): Ofrojnë informacion të përmbledhur për një ose disa llogari të cilat klienti mund të ketë në institucione të ndryshme bankare, në mënyrë që klienti të mund të ketë një pasqyrë të përgjithshme financiare në çdo moment. AISP-të kanë akses vetëm për llogaritë (personal dhe/ ose të biznesit) dhe kartat e klientit.
- Ofruesit e Shërbimit të Inicimit të Pagesave (PISP): Ofrojnë mundësinë që një pagesë elektronike të inicohet, pasi të lëshohen udhëzimet përkatëse nga paguesi nga një llogarie pagese e cila ndodhet me një tjetër Ofrues të Shërbimit të Pagesave (Institucion Bankar). Në të njëjtën kohe PISP-të sigurojnë klientët për inicimin e pagesës, në mënyrë që mallrat të mund të lirohen ose shërbimet të mund të ofrohen pa vonesë.