KREDIA MIKRO DHE SME START-UP

Kredia Mikro dhe SME Start-up

Qëllimi i kredisë Mikro dhe SME Start-up, është të mbështesë klientët e kualifikuar, veçanërisht bizneset mikro dhe SME të regjistruara së fundmi, të cilëve u mungon historia financiare ose kolaterali I mjaftueshem për të siguruar financim nga institucionet financiare. Në përputhje me strategjinë e kreditimit të Bankës, kjo kredi synon klientët mikro dhe SME që kërkojnë likuiditet afatshkurtër për qëllime të tilla si:
 
  • Hua për kapital qarkullues / inventar
  • Kredi për investime

Kushte të përgjithshme:

Periudha e ripagimit të kredisë – sipas qëllimit te kredisë:
  • Kapitali qarkullues: maksimumi 36 muaj (deri në 6 muaj periudhë mospagimi)
  • Kredi për investime: maksimumi 60 muaj (deri në 12 muaj periudhë mospagimi)
Shuma e kredisë:
  • Minimumi 5,000 Euro (ose ekuivalenti në lekë)
  • Maksimumi 50,000 Euro (ose ekuivalenti në lekë)
Garancia e përdorur:
  • 5,000 Euro – 20,000 Euro (ose ekuivalenti në lekë) pa kolateral.
  • 20,001 Euro – 50,000 Euro (ose ekuivalenti në lekë):
    • Mbulim 30% te principalit me hipotekë e pasurive të paluajtshme / Pengu i pajisjeve ose makinerive / Garancia e kompanisë me të paktën 3 vjet aktivitet.
Me disbursimin e kredisë, pagesat transferohen në llogari të furnitorëve sipas faturave.