KREDIA ME ÇEK

Kredia me Kolateral Çekun

Nëse ju do të kërkoni për një kredi afat-shkurtër për të përmbushur nevojat e biznesit tuaj, shumica e bankave kërkojnë kolateral për pasuri të paluajtshme, duke shkaktuar kosto financiare dhe kohë për biznesin tuaj. Megjithatë, BKT mund t'ju ndihmojë ju dhe biznesin tuaj në trajtimin e transaksioneve nëpërmjet kredisë së kolateralizuar me çek. Kjo metodë e financimit afatshkurtër është e zbatueshme kur klienti paraqet një Çek me datë të mëvonshme për ta skontuar në bankë para afatit të pagesës.
 
Klientet e synuar: Klientët ekzistues të kredisë (korporata dhe komerciale), klientët operativë ekzistues. Gjithashtu, aktiviteti I biznesit për klientet e synuar duhet të përfshihet kryesisht në aktivitetet e tregtisë me shumicë/pakicë ose prodhimit.

 

Kushte të Përgjithshme:

  • Kolaterali: Çeku që do të zbritet do të shërbejë si garanci për kredinë e dhënë kompanisë.
  • Maturiteti I Limitit:
       Kufiri për çekun: Maksimumi 12 muaj.
       Për disbursimet e vetme të kredisë: Maksimumi 6 muaj dhe të mbetur brenda afatit të maturimit të çekut të pasdatuar.

 
  • Mënyra e pagesës:
      Norma e skontimit: E zbritshme dhe e pagueshme paraprakisht në momentin e disbursimit të kredisë.
      E përllogaritur në baza mujore deri në maturim.
      Pagesa e principalit: Të bëhet në datën e maturimit të çekut.