Kredi për Shtëpi / Dyqan

Përshkrimi i produktit

Për shumë prej nesh, blerja e një pasurie rezidenciale është një nga vendimet më të rëndësishme si dhe ndonjëherë transaksioni më i madh financiar që mund të bëhet në jetë dhe që mund të ndryshojë tërësisht standardet e jetesës. Por jo të gjithë mund ta kenë këtë mundësi me fondet e veta! Nëpërmjet kredive hipotekore synohet të përmbushen nevojat personale të individëve për blerje, ndërtim ose rindërtim shtëpie, por edhe të personave profesionistë të vetëpunësuar (mjek, dentist, farmacist, avokat etj) të cilët duan të blejnë ose ndërtojnë ambjentet e tyre të punës (zyrat).
Aplikoni pranë degëve të BKT-së dhe do të përmbushni ëndrrën për të patur dhe ju një shtëpi tuajën si dhe miqtë tuaj.

Informacion i përgjithshëm

Bankat e nivelit te dyte perdorin si norme baze te llogaritjes se interesit te kredive pergjithesisht  normen e Bonos se Thesarit 1 vjecare ose TRIBOR-in. 
“Bono e Thesarit” – është një instrument i negociueshëm borxhi me maturim deri në një vit, që emetohet dhe garantohet nga Qeveria e Republikës së Shqipërisë. Bonot e Thesarit emetohen në monedhë  kombëtare  (Lek) dhe kanë afate maturimi 3, 6 dhe 12 –mujore.
 “TRIBOR” (Tirana interbank offer rate) – është norma fikse e interesit e llogaritur bazuar në kuotimet e bankave referencë për të vendosur depozita në tregun ndërbankar të parasë.
Shembull:
Norma e Bonos se Thesarit 1vjecar ne dt. 31.03.2017 eshte 2.15%
Norma e TRIBOR-it 1vjecar ne dt. 31.03.2017 eshte  3.25% 

 

Afatet dhe Kushtet

Afatet dhe Kushtet  

Normat e interesit për Kredi për Blerje/Ndërtim Shtëpie          
në monedhën lekë

Klient Preferencial:

Bono Thesari 1 vjeçare +1.3% (e ndryshueshme çdo 12 muaj)

(jo me pak se 3.6% pas 24 muajve te pare)

 

Klient Pagamarres në BKT:

Bono Thesari 1 vjeçare + 1.5% (e ndryshueshme çdo 12 muaj)

(jo me pak se 3.8% pas 24 muajve te pare)

 

Klient Pagamarres në çdo bankë:

Bono Thesari 1 vjeçare + 1.7% (e ndryshueshme çdo 12 muaj)

(jo më pak se 4% pas 24 muajve të parë)

 

Klient individ standart: 

Bono Thesari 1 vjeçare + 2.2% (e ndryshueshme çdo 12 muaj)

(jo më pak se 4.5% pas 24 muajve të parë)

Afati i kredisë

Deri në 25 vjet ose 300 muaj

Shuma maksimale e kredisë

Deri në 50,000,000 lekë

Marzhi i mbulimit

Si kolateral mund të ofrohet pasuria që do të blihet ose ndonjë pasuri tjetër e paluajtshme që mund të pranohet si kolateral.
Në rastet kur kolaterali është i njejtë me  pasurinë që do të blihet, vlera e likuidimit të menjëhershëm duhet të jetë
minimalisht sa 110% e vlerës së kredisë dhe vlera e tregut duhet të jetë minimalisht sa 130% e vlerës së kredisë.
Në rastet e tjera, vlera e likuidimit të menjëhershëm duhet të jetë minimalisht sa 120% e vlerës së kredisë ose vlera e tregut duhet të jetë minimalisht sa 150% e vlerës së kredisë.  

Normat e interesit për Kredi për Blerje/Ndërtim Shtepie në monedhën Euro

Për kolateral të njejtë me objektin e kredisë:
Euribor 1 vjeçar + 3.75% (e ndryshueshme çdo 12 muaj jo më pak se 3.75%) 
Ose
1.8% për 12 muajt e parë, më pas Euribor 1 vjecar + 4% (e ndryshueshme çdo 12 muaj jo më pak se 4%) 
Ose
3% për 24 muajt e parë, më pas Euribor 1 vjecar + 4%(e ndryshueshme çdo 12 muaj jo më pak se 4%) 
Ose
4.5% për 60 muajt e parë, më pas Euribor 1 vjecar + 3.75%(e ndryshueshme çdo 12 muaj jo më pak se 3.75%)

Për kolateral të ndryshme nga objekti i kredisë:
Euribor 1 vjeçar + 4% (e ndryshueshme çdo 12 muaj jo më pak se 4%) 
Ose
1.8% per 12 muajt e parë, më pas Euribor 1 vjecar + 4.3%(e ndryshueshme çdo 12 muaj jo më pak se 4.3%) 
Ose
3% per 24 muajt e parë, më pas Euribor 1 vjecar + 4.3% (e ndryshueshme çdo 12 muaj jo më pak se 4.3%) 
Ose
4.5% per 60 muajt e parë, më pas Euribor 1 vjecar + 4% (e ndryshueshme çdo 12 muaj jo më pak se 4%) 
 

*Kredia mund të akordohet në monedhen EURO vetëm për ato raste kur vlera e investimit do të jetë më e madhe ose e barabartë me 70,000 Euro.

Normat e interesit për Kredi për Blerje/Ndërtim Dyqani
në monedhën lekë

Bono Thesari 1 vjeçare + 3% (e ndryshueshme çdo 12 muaj)
(jo më pak se 5.3% pas 24 muajve të parë)

Normat e interesit për Kredi për Blerje/Ndërtim Dyqani
në monedhën Euro

Për kolateral të njejtë me objektin e kredisë:
Euribor 1 vjeçar + 4.6% (e ndryshueshme çdo 12 muaj jo më pak se 4.6%) 

Për kolateral të ndryshme nga objekti i kredisë:
Euribor 1 vjeçar + 4.8% (e ndryshueshme çdo 12 muaj jo më pak se 4.8%)

 

Ju lutem shkarkoni dokumentacionin përkatës për Kredi për Shtëpi/Dyqan

Ju lutem shkarkoni Fletën e Standardizuar të Informacionit Parakontraktor.