Fito “LAPTOP HP”

Fito “LAPTOP HP” – rimbushje celular dhe pagesa për TV

Fito “LAPTOP HP” – rimbushje celular dhe pagesa për TV

Pjesëmarrës në lojë do të jenë klientët që do kryejnë:

  1. Rimbushje të celularit sipas operatorëve që operojnë në treg si:
  • ALBtelecom
  • Vodafone
  • One Telecommunications
  1. Pagesa të TV si:
  • Digjitalb

Pagesat duhet të kryen nëpërmjet kanaleve si më poshtë që të konsiderohen pjesë e kësaj loje:

  1. Mobile Banking
  2. E-banking
  3. ATM

Klienti që do të shpallet fitues do të përfitojë çmimin “LAPTOP HP”.

Çdo rimbushje që kryhet nëpërmjet këtyre kanaleve do të gjenerojë një "biletë" pjesëmarrëse në lojë. Të gjitha veprimet e vlefshme do të mblidhen brenda periudhës së përcaktuar për hedhjen e lojës, dhe nga biletat e gjeneruara nga këto transaksione do të përzgjidhet një (1) fitues për çdo lojë, respektivisht: Prill 2021, Gusht 2021 dhe Dhjetor 2021.

Rimbushjet dhe pagesa për TV të kryera nga stafi i bankës do të përfshihen në lojë.

*Fituesit e “LAPTOP HP” do të përjashtohen nga loja në vazhdim nëse e kanë fituar këtë çmim më parë (gjatë vitit në të cilin kryhet loja promocionale)