
Fito një “Orë Smart”
Ky çmim ofrohet për rimbushjet e celularit të kryera për operatorin e telefonisë ALBtelecom nëpërmjet një prej kanaleve të BKT-së:
- BKT- Smart Mobile Banking
- E-banking
- ATM
Çdo rimbushje që kryhet nëpërmjet këtyre kanaleve do të gjenerojë një "biletë" pjesëmarrëse në lojën promocionale. Të gjitha veprimet e vlefshme do të mblidhen brenda periudhës në të cilën është përcaktuar hedhja e lojës dhe nga “biletat” e gjeneruara nga këto transaksione do të përzgjidhet një (1) fitues në çdo lojë të hedhur respektivisht: Mars 2021, Korrik 2021 dhe Nëntor 2021.
Veprimet e kryera nga stafi i BKT-së do të jenë pjesëmarrëse në lojë si të gjithë klientët e tjerë individ.
*Fituesit e çmimit Orë Smart do të përjashtohen nga loja promocionale në vazhdim nëse e kanë fituar këtë çmim më parë (gjatë vitit në të cilin kryhet loja promocionale).