Loja promocionale Prima Aktivizohu
Krahas lojes promocionale mujore eXtra Falas nga ku përzgjidhet 1 fitues cdo ditë, BKT vjen me nje promocion të dytë I cili syonon nxitjen për aktivizimin dhe veprimin e parë me kartat e kreditit Prima. Të gjithë kartat e kreditit të lëshuara nga BKT që aktivizohen për herë të parë gjatë tremujorit dhe që kanë kryer një transaksion (blerje) deri në datën 5 të muajit pasardhës janë një “biletë” pjesëmarrjeje në lojën promocionale. Aktivizimi I ri së bashku me veprimin e parë gjenerojnë një numër i cili vlen si një biletë për lojën promocionale. Të gjitha kartat e reja te aktivizuara të cilat kanë gjeneruar një veprim do te grumbullohen dhe me biletat e gjeneruara do të përzgjidhin 3 fitues çdo 3-mujor.
Pjesëmarrësit do të jenë:
- Të gjitha Kartat e Kreditit MasterCard Standard, MasterCard Gold, Visa Classic dhe Visa Gold të lëshuara nga BKT.
- Kartat dytësore dhe kartat shtesë do të jenë pjesë për aq kohë sa përmbushin kushtet e lojës promocionale. Në rastet kur fitues është karta shtesë, çmimi do t’i takojë kartëmbajtësit kryesor, i cili është edhe përgjegjës për gjithë detyrimet e kartës shtesë. Në këtë rast bonusi do të jetë sa limiti i kartës shtesë.
- Kartat që i përkasin stafit të BKT do të përjashtohen nga ky cmim.
Kohëzgjatja e Lojës Promocionale
Loja promocionale hyn në fuqi nga data 1 Janar 2021 dhe funksionon në bazë 3-mujore. Çdo 3-muaj do të ketë një fitues.
Shpërblimet e fituesve:
Për biletën fituese, kartëmbajtësit do ti kreditohet në formën e bonusit ne kartë limiti total I kartës. Shpërblimi do të jetë sa limiti total I kartës, maksimumi 200,000 Lekë. Nëse fitues është një klient me limit karte me vlerë mbi 200,000 lekë mund të përfitojë nga loja promocioanle, por vlera që do të perfitojë si bonus do të jetë maksimalisht 200,000 leke.
Shpërndarja e çmimeve:
Shpërndarja e çmimeve për fituesit do të kryhet në Pasqyrën Mujore pasardhëse të kartës.
Shorteu dhe shpallja e fituesve:
Shorteu do të hidhet ,konform të gjitha rregullave dhe ligjeve, në prezencë të përfaqësuesve nga Njësia e Mbikqyrjes së Lojërave të Fatit, nga Drejtoria Rajonale e Tatim-Paguesve të Mëdhenj, në prezencë të noterit dhe përfaqësues të vetë Bankës. Hedhja e shorteut do të jetë:
Për 3-mujorin e parë- Shorteu do të hidhet në Prill 2021
Për 3-mujorin e dytë- Shorteu do të hidhet në Korrik 2021
Për 3-mujorin e tretë Shorteu do të hidhet në Tetor 2021
Për 3-mujorin e katërt - Shorteu do të hidhet në Janar 2022.
Mekanizmi i përzgjedhjes së fituesve:
Përzgjedhja e fituesve do të bëhet në mënyrë rastësore sipas mekanizmit të mëposhtëm:
Të gjitha kartat e reja te aktivizuara gjatë një tremujori te shoqeruara me një transaksion do të ruhen në sistemin e kartave me të gjithë elementët e tyre, si data e aktivizimit të kartës, lloji i kartës, data e transaksionit të parë, vlera e transaksionit, lloji i transaksionit, vendi ku është kryer, kartëmbajtësit të cilit i përket, etj. Nga të gjitha kartat e reja të aktivizuara gjatë tremujorit përzgjidhen ato që plotësojnë kushtin e kryerjes së transaksionit të parë. Pra të gjithë kartat e aktivizuara se bashku me transaksionin e vlefshëm futen në një “Promotional Pond” dhe numërohen duke iu caktuar një numër secilës kartë. Për çdo listë me transaksione të vlefshme brënda një tremujori, do të përzgjidhet një biletë fituese, së cilës do t’i kreditohet në formë bonusi në kartë limiti total i kartës, maksimalisht 200,000 lekë. Bileta fituese përzgjidhet nëpëmjet përzgjedhjes rastësore me gogla. Çdo kartëmbajtës mund të fitojë vetëm një herë gjatë tre mujorit.