PRIMA, 3 këste me 0% interes kudo!
Karta e kreditit PRIMA është zgjidhja perfekte për dëshirat tuaja!
Nuk keni mundësi të paguani diçka të plotë dhe dëshironi ta paguani me këste? Tani me kartën e kreditit PRIMA ju mund të paguani me këste. Jepini vetes lirinë që të blini atë çfarë dëshironi dhe kur e dëshironi dhe do të jeni sërish ju që do të vendosni kur dhe sa të paguani.
Në momentin e blerjes, nëse pagesa kryhet nëpërmjet POS të BKT, kartëmbajtësit e Prima mund të zgjedhin krahas pagesës normale edhe opsionin e pagesës me këste. Në çdo POS të BKT ju mund të zgjidhni mundësinë e pagesës deri në 3 këste me 0% interes. Llogaritja bëhet në kohë reale dhe në mandatin e POS mund të shikohet vlera dhe numri i kësteve. Shërbimi i pagesës deri në 3 këste me 0% interes për kartëmbajtësit ofrohet në të gjithë tregtarët e pajisur me POS e BKT.
Karta e kreditit Prima ju surprizon edhe me më shumë eXtra! Tani edhe veprimet e kryera me kartat e kreditit BKT Prima në POS e bankave të tjera dhe online mund të ndahen në 3 këste me 0% interes për kartëmbajtësit. Mjafton të logoheni në aplikacionin BKT Smart ose Dega Internet, dhe në sektorin Kartat e Kreditit/ Ndaje në këste ju mund të ndani transakionet tuaja në 3 këste me 0% interes. Ndarja në 3 këste me 0% interes për veprimet e kryera me kartat e kreditit BKT Prima në POS e bankave të tjera dhe online duhet të bëhet para gjenerimit të pasqyrës së veprimeve me kartën.