Pagesa Manuale
Ju mund të kryeni pagesa manuale për kartën tuaj të kreditit nga “Dega Internet”, “BKT Smart”, ATM ose degët e BKT. Çdo pagesë që do të kryeni nga data e nxjerrjes së llogarisë do të shkojë për likujdimin e detyrimit te kartës. Ju gjithashtu mund të kryeni pagesë manuale edhe për të rritur limitin e kartës së kreditit sipas nevojave tuaja personale për blerje me kartë krediti.
Pagesa Automatike
BKT ka optimizuar procesin e pagesave automatike të kartave të kreditit. Këto pagesa kryhen disa herë gjatë ditës dhe me alternativa zgjedhjeje: Prima MIN për pagesë automatike deri në 25%; Prima TOT për pagesë automatike deri në 100%. Ju mund të bëni zgjedhjen tuaj nga “Dega Internet”,Call Center ose Degët e BKT.
Për të gjithë Kartëmbajtësit që nuk kanë bërë akoma një zgjedhje për pagesë automatike, pagesa automatike funksionon si më poshtë:
Në datën e fundit te pagesës 1 ose 16 të çdo muaji, sistemi do të marrë 100% të detyrimit nëse në llogarinë tuaj ka gjëndje të mjaftueshme, në të kundërt sistemi do të mbajë detyrimin minimal prej 25%. Nëse gjëndja e llogarisë tuaj nuk mjafton për të mbuluar asnjë nga detyrimet atëherë sistemi do të marrë çdo shumë tjetër që gjen në llogari deri në kufirin e 25%.
Gjatë çdo tentative pagesë, sistemi do të përjashtojë nga pagesa automatike çdo kartë që është paguar për detyrimin minimal prej 25% ose për një shumë më të madhe.
Për të gjithë Kartëmbajtësit që kanë bërë zgjedhjen e tyre nëpërmjet “Degës Internet”, degëve të BKT ose Call Center, pagesa automatike funksionon si më poshtë:
Prima MIN – deri në 25%:
Në datën e fundit të pagesës së kartës sistemi do të marrë 25% të detyrimit tuaj. Nëse gjëndja e llogarisë suaj nuk mjafton për të mbuluar këtë detyrim atëherë sistemi do të marrë çdo shumë tjetër që gjen në llogari deri në kufirin e 25%.
Në këtë rast, pagesat për shuma më të medha se 25% duhet të bëhen manualisht nga data e nxjerrjes së llogarisë deri në datën e fundit te pagesës.
Prima TOT – deri në 100%:
Në datën e fundit të pagesës së kartës sistemi do të marrë 100% të detyrimit tuaj. Nëse gjëndja e llogarisë suaj nuk mjafton për të mbuluar këtë detyrim atëherë sistemi do të marrë çdo shumë tjetër që gjen në llogari deri në kufirin e 100%.
Opsionet e pagesës 25% ose 100% mund të ndryshohen në çdo moment, në varësi të dëshirës së klientit, përmes të njëjtave kanale.