Prima Këste - eXtra 0%

PRIMA, karta e mundësive

Kartat e kreditit PRIMA janë zgjidhja perfekte për dëshirat tuaja.

Nuk jeni në gjendje të paguani me para në dorë për gjërat që dëshironi, mos u shqetësoni: tani me kartën PRIMA ju mund të paguani me Këste. Jepini vetes lirinë që të blini atë çfarë dëshironi dhe kur e dëshironi, dhe do të jeni sërish ju që do të vendosni kur dhe sa të paguani.

Si funksionon Pagesa me Këste?

Në momentin e blerjes, nëse pagesa kryhet nëpërmjet POS të BKT, kartëmbajtësit e Prima mund të zgjedhin krahas pagesës normale edhe opsionin e pagesës me këste. Në varësi të mundësive klienti përzgjedh numrin e kësteve që i përshtatet më mirë. Llogaritja bëhet në kohë reale dhe klienti njihet me vlerën dhe numrin e kësteve menjeherë pasi merr mandatin nga shitësi.

Ku mund të paguhet me Këste?

Me kartat Prima mund të paguhet me këste në çdo pikë që është e pajisur me POS të BKT.

Shërbimi i pagesës me këste nuk ofrohet për blerjet në internet dhe në POS-et e bankave të tjera, por mbasi të jetë kryer blerja mund të vijohet me ndarjen në këste sipas fushatave aktuale nën sektorin “Ndaj në këste” në BKT Smart dhe “Dega Internet”.

Sa mund të shpenzoni?

Ju mund të shpenzoni çdo shumë që dëshironi pa kaluar limitin e kartës së kreditit që Banka ka vendosur në dispozicionin tuaj.

Cili është numri i kësteve?

Banka ju jep mundësinë të zgjidhni të kryeni pagesën nga 2 deri në 12 këste sipas kushteve dhe mundësive tuaja financiare. Gjithashtu Banka përcakton numrin maksimal të kësteve edhe në varësi të çdo sektori.

Blerje me këste- eXtra 0%

Tashmë çdo gjë që ju nevojitet mund ta blini dhe ta ndani pagesën me këste me 0% interes.

BKT është e para bankë në tregun shqiptar që ofron mundësinë e blerjes dhe pagesës me këste nëpërmjet kartës së kreditit dhe për më tepër është përsëri e para që e ofron këtë shërbim me 0% interes në të gjithë tregtarët e saj dhe jo vetëm.

Shërbimi i pagesës me këste me 0% interes është aktiv në të gjithë tregtarët e pajisur me POS të BKT.

Në këto tregtarë ju mund ta ndani blerjen tuaj deri në 3 këste me 0% interes.

Në saj të bashkëpunimit me tregtarë të ndryshëm, shërbimi i pagesës me këste me 0% interes ofrohet edhe me më shumë se 3 këste.

Gjithashtu vazhdon të jetë aktiv edhe shërbimi i pagesës me 12 këste me interes për kartëmbajtësit. Ky shërbim ofrohet si një opsion i dytë në POS dhe mund të zgjidhet nga ju sa herë që dëshironi të blini dhe ta ndani pagesën tuaj në më shumë këste duke lehtësuar shpenzimet tuaja mujore kundrejt një interesi minimal.

Opsionin e pagesës me këste me interes e gjeni më së shumti në tregtarët që operojnë në sektorin e Telekomunikacionit, Elektroshtëpiakeve, Mobilerisë, Elektronikës, Argjendarisë dhe Shëndetësisë. Nëse jeni të interesuar mos hezitoni të pyesni personelin e dyqanit.

Cila është përqindja që aplikohet për këtë shërbim?

Sipas kushteve të punës, për këtë shërbim aplikohet një normë interesi fikse për gjithë periudhën e shlyerjes së detyrimit. 

Për blerjet në tregtaret që ofrojnë shërbimin e pagesës me këste me 0% interes, kjo përqindje nuk aplikohet.

Më poshte do të gjeni disa shembuj për blerje me këste me 0% dhe me interes: 

Shembull pagese me këste me 0%:      
       
Shuma e Blerjes   Nr i Kësteve Detyrimi Mujor

        10,000

Lek

6

1,666.67

        10,000

Lek

7

1,428.57

        10,000

Lek

8

1,250.00

        10,000

Lek

9

1,111.11

        10,000

Lek

10

1,000.00

        10,000

Lek

11

909.09

        10,000

Lek

12

833.33

Shembull pagese me këste me interes:      
       
Shuma e Blerjes   Nr i Kësteve Detyrimi Mujor

        10,000

Lek

6

1,815.50

        10,000

Lek

7

1,574.95

        10,000

Lek

8

1,394.67

        10,000

Lek

9

1,254.57

        10,000

Lek

10

1,142.59

        10,000

Lek

11

1,051.06

        10,000

Lek

12

978.87

Nëse ju ende nuk keni kartën PRIMA aplikoni tani sepse BKT vazhdimisht ofron supriza të reja.

Nëse keni biznesin tuaj dhe dëshironi t’u jepni mundësinë klientëve të paguajnë me këste me 0% atëherë na kontaktoni sa më parë pranë çdo dege të BKT-se ose telefononi Call Center 4 22 66 288.

Këtu mund të aplikoni për kartë krediti BKT Prima