3D Secure

3D Secure Verified by Visa & MasterCard ID Check by MasterCard

BKT është banka e parë në Shqipëri që adopton standardet ndërkombëtare të Visa dhe MasterCard për sigurinë e transaksioneve në internet.

Kartat Prima dhe BanKomaT janë të pajisura me teknologjinë më të fundit të mbajtjes së informacionit CHIP&PIN. Përveç kësaj, me qëllim rritjen e sigurisë për blerjet online, këto karta kanë edhe funksionin 3D Secure.

Shërbimi i Sigurisë 3D “Verified by Visa” nga Visa dhe “MasterCard ID Check” nga Mastercard ju ofron më tepër siguri gjatë blerjeve në Internet, duke parandaluar përdorimin e paautorizuar të kartës tuaj. Ky është një shërbim falas që siguron një nivel më shumë sigurie në të gjitha faqet e internetit pjesëmarrëse, duke parandaluar përdorimin e paautorizuar të kartës tuaj në internet.

Karta juaj është e regjistruar paraprakisht nga banka në shërbimin e sigurisë 3D dhe nuk është e nevojshme që ju të plotësoni formular apo të paraqiteni në degët e bankës.

Kur ju të përdorni kartën tuaj në Internet në tregtarët pjesëmarrës, pasi të zgjidhni mënyrën e pagesës dhe të plotësoni të dhënat e kartës tuaj, do të shfaqet një dritare tjetër. Ndërkohë në telefonin tuaj, në numrin që keni regjistruar në bankë, do të mbërrijë kodi i sigurisë 3D, fjalë-kalim me një përdorim të cilin duhet ta vendosni në kutinë e kërkuar. Numri i telefonit të cilin keni regjistruar në bankë është shumë i rëndësishëm pasi FNP (Fjalë-kalimi me nje përdorim) do të dërgohet tek ky numër.
 
Për të kryer me sukses procesin e 3D Secure ju lutem ndiqni hapat e mëposhtme:

  1. Zgjidhni mënyrën e pagesës me kartë dhe plotësoni të dhënat e kartës tuaj.
  2. Zgjidh “Paguaj” dhe më pas do ju shfaqet dritarja e 3D Secure, në të cilën pasi të keni verifikuar numrin tuaj të telefonit, do ju kërkohet  të vendosni FNP.
  3. Në telefonin tuaj do të mbërrijë kodi i ri i sigurisë 3D, FNP, të cilin duhet ta vendosni saktë në kutinë e kërkuar.
  4. Transaksioni konfirmohet me sukses.

Nëse një SMS mbërrin në celularin tuaj, ju lutemi kontrolloni nëse detajet e transaksionit, veçanërisht shuma, numri i kartës dhe emri i tregtarit, janë të sakta.

Këtu mund të aplikoni për kartë krediti BKT Prima