Swift Go

SWIFT GO

BKT është tashmë pjesë e Swift Go si bankë përfituese, e cila lejon që pagesat me vlerë deri në 10,000 EUR ose ekuivalente të transferohen brenda 4 orëve. Merrni pagesa në BKT përmes Swift Go, mënyra e re inovative dhe e shpejtë për pagesat tuaja në mbërritje. Mund të merrni pagesa nga të gjitha bankat dërguese që janë pjesë e rrjetit Swift Go. Me Swift Go nuk ka zbritje dhe shuma e plotë i kreditohet gjithmonë marrësit.