Çmimi “iPhone 15”
Ky çmim u dedikohet klientëve përdorues të aplikacionit BKT Smart.
Kriteret:
- Transaksione të vlefshme: Klientët që kryejnë të paktën 1 transaksion gjatë periudhës së konsideruar për lojën nëpërmjet aplikacionit BKT Smart, ku shuma minimale e transaksionit është 2,000 Lekë / 20 EUR, USD, GBP, CAD, AUD, CHF.
- Gjenerimi i biletave pjesëmarrëse: Për klientët që plotësojnë kushtet brenda periudhës së konsideruar për lojën do të gjenerohet nga një biletë pjesëmarrëse.
- Përdorues aktivë: Klientët duhet të jenë përdorues aktivë të aplikacionit BKT Smart në datën e gjenerimit të raportit të lojës për periudhën e përcaktuar.
- Përjashtime: Veprimet e kryera nga stafi i BKT-së do të përjashtohen nga ky çmim.
- 10 Mars 2025: Për periudhën Nëntor 2024, Dhjetor 2024, Janar 2025, Shkurt 2025.
- 07 Korrik 2025: Për periudhën Mars 2025, Prill 2025, Maj 2025, Qershor 2025.
- 10 Nëntor 2025: Për periudhën Korrik 2025, Gusht 2025, Shtator 2025, Tetor 2025.
- Fituesit e çmimit “iPhone 15” do të përjashtohen nga loja për këtë çmim në rast se e kanë fituar më parë gjatë vitit 2025.