Çmimi “Rimbursim për Pagesa Automatike Faturash”
Ky çmim u dedikohet klientëve që kryejnë Pagesa Automatike mujore të Faturave në BKT Smart.Kriteret për pjesëmarrje:
- Gjenerimi i Biletave: Çdo pagesë mujore automatike do të klasifikohet si një biletë pjesëmarrjeje në lojë.
- Shuma e Çmimit: Klienti që shpallet fitues do të rimbursohet për të gjitha faturat e paguara automatikisht gjatë periudhës së lojës, deri në një vlerë maksimale prej 10,000 Lekë (kjo vlerë përfshin dhe tatimin në burim).
- Kreditimi i Çmimit: Shuma e fituar do të kreditohet në llogarinë e kursimit të klientit. Nëse klienti nuk ka një llogari kursimi ekzistuese, ai duhet të hapë një të tillë nëpërmjet Degës Internet, BKT Smart, ose pranë një dege dhe të njoftojë qendrën e kontaktit pas hapjes së llogarisë për të përfituar çmimin.
- Afati për Hapjen e Llogarisë: Nëse klienti nuk hap një llogari kursimi brenda 3 muajve nga shpallja fitues, ai humbet të drejtën për çmimin.
- Të gjitha veprimet e vlefshme gjatë periudhës së lojës (sipas datave të përcaktuara) do të mblidhen, dhe nga biletat e gjeneruara, do të përzgjidhet një fitues për çdo lojë.
- Data e transaksionit duhet të jetë brenda afatit të paracaktuar të periudhës së lojës.
- Numri i transaksioneve do të jetë kumulativ për periudhën përkatëse.
- Veprimet e kryera nga stafi i BKT-së do të përjashtohen nga ky çmim.
- 05 Maj 2025: Për periudhën Janar 2025, Shkurt 2025, Mars 2025, Prill 2025.
- 08 Shtator 2025: Për periudhën Maj 2025, Qershor 2025, Korrik 2025, Gusht 2025.
- 12 Janar 2026: Për periudhën Shtator 2025, Tetor 2025, Nëntor 2025, Dhjetor 2025.
- Fituesit e çmimit do të përjashtohen nga loja për këtë çmim në rast se e kanë fituar më parë gjatë vitit 2025.