Çmimi Bonus për Klientët Pagamarrës në BKT

Çmimi “Bonus për Klientët Pagamarrës në BKT”

Ky çmim u dedikohet klientëve që janë pagamarrës në BKT.

Kriteret:
  • Kualifikimi: Të gjithë klientët që kanë statusin pagamarrës në datën e mbylljes së periudhës së përcaktuar për lojën.
  • Kreditim Page: Klienti duhet të ketë të paktën një kreditim page gjatë 65 ditëve të fundit për periudhën e konsideruar për lojën.
  • Shuma e Çmimit:
    • Klienti fitues përfiton 12,500 Lekë (kjo vlerë përfshin tatimin në burim) për çdo produkt aktiv që ka me bankën, maksimumi deri në 4 produkte.
    • Lista e produkteve të vlefshme për përfitimin e bonusit është si më poshtë:
      1. Kalim Page
      2. Overdraft
      3. Kartë Krediti
      4. Llogari Kursimi
      5. Kartë Debiti
      6. Kredi
      7. Depozitë
      8. Debitim Direkt
  • Produkte të Shumëfishta:
    • Nëse klienti zotëron më shumë se një produkt për të njëjtën kategori, (p.sh., ka disa kontrata depozitash), për këtë lojë, produkti do të llogaritet si një i vetëm.
Kreditimi i Çmimit:
  • Çmimi do të kreditohet në llogarinë e kursimit të klientit.
  • Nëse klienti nuk ka një llogari kursimi ekzistuese, ai duhet të hapë një në një nga degët e BKT-së, Degën Internet, ose BKT Smart. Pas hapjes, duhet të njoftojë qendrën e kontaktit për të përfituar shumën e fituar.
  • Afati për Hapjen e Llogarisë: Nëse klienti nuk hap një llogari kursimi brenda 3 muajve nga shpallja fitues, ai humbet të drejtën për çmimin.
Përzgjedhja e Fituesit:
  • Të gjithë klientët që plotësojnë kriteret brenda periudhës së konsideruar të lojës do të mblidhen, dhe nga biletat e gjeneruara për secilin, do të përzgjidhet 1 fitues për çdo lojë të hedhur.
Datat e hedhjes së lojës për vitin 2025:
  • 07 Prill 2025: Për periudhën Janar 2025, Shkurt 2025, Mars 2025.
  • 11 Gusht 2025: Për periudhën Prill 2025, Maj 2025, Qershor 2025, Korrik 2025.
  • 09 Dhjetor 2025: Për periudhën Gusht 2025, Shtator 2025, Tetor 2025, Nëntor 2025.
Shënim i rëndësishëm:
  • Fituesit e çmimit do të përjashtohen nga loja për këtë çmim në rast se e kanë fituar më parë gjatë vitit 2025.