Çmimi: “Rimbursimi i pagesës së një Siguracioni”
Ky çmim u dedikohet klientëve që blejnë një siguracion nëpërmjet kanaleve dixhitale, BKT Smart ose Dega Internet.
Kriteret:
- Pagesa të vlefshme: Klientët që kanë kryer të paktën 1 pagesë siguracioni gjatë 4 muajve të fundit në BKT Smart ose Dega Internet.
- Gjenerimi i biletave pjesëmarrëse: Për të gjithë klientët që plotësojnë kushtet do të gjenerohet një biletë pjesëmarrëse.
- Përdorues aktivë: Klientët duhet të jenë përdorues aktivë të aplikacionit BKT Smart ose Degës Internet në datën e gjenerimit të raportit të lojës për periudhën e përcaktuar.
- Shuma e Çmimit: Klienti që shpallet fitues do të rimbursohet për vlerën e Siguracionit të blerë, deri në një vlerë maksimale prej 20,000 Lekë (kjo vlerë përfshin dhe tatimin në burim).
- Përjashtime: Veprimet e kryera nga stafi i BKT-së do të përjashtohen nga ky çmim.
- 10 Mars 2025: Për periudhën Nëntor 2024, Dhjetor 2024, Janar 2025, Shkurt 2025.
- 07 Korrik 2025: Për periudhën Mars 2025, Prill 2025, Maj 2025, Qershor 2025.
- 10 Nëntor 2025: Për periudhën Korrik 2025, Gusht 2025, Shtator 2025, Tetor 2025.
- Fituesit e çmimit do të përjashtohen nga loja për këtë çmim në rast se e kanë fituar më parë gjatë vitit 2025.