Çmimi Bonus për marrjen e një Super Kredie

Çmimi “Bonus për marrjen e një Super Kredie”

Ky çmim u dedikohet klientëve që marrin për herë të parë një kredi personale pa kolateral “Super Loan” në BKT.

Kriteret për pjesëmarrje:
  • Kualifikimi: Të gjithë klientët që marrin për herë të parë një kredi personale pa kolateral “Super Loan” në BKT gjatë periudhave të përcaktuara për lojën, do të jenë të kualifikuar për pjesëmarrje.
  • Shuma e Çmimit: Fituesi do të marrë një çmim prej 20,000 Lekë (me TVSH) të kredituar në llogarinë e tij të kursimit.
Kushtet për Kreditimin e Çmimit:
  • Çmimi do të kreditohet në llogarinë e kursimit të klientit.
  • Nëse klienti nuk ka një llogari kursimi ekzistuese, ai duhet të hapë një të tillë nëpërmjet Degës Internet, BKT Smart, ose pranë një dege dhe të njoftojë qendrën e kontaktit pas hapjes së llogarisë për të përfituar çmimin.
  • Afati për Hapjen e Llogarisë: Nëse klienti nuk hap një llogari kursimi brenda 3 muajve nga shpallja fitues, ai humbet të drejtën për çmimin.
Datat e hedhjes së lojës për vitin 2025:
  • 05 Maj 2025: Për periudhën Janar 2025, Shkurt 2025, Mars 2025, Prill 2025.
  • 08 Shtator 2025: Për periudhën Maj 2025, Qershor 2025, Korrik 2025, Gusht 2025.
  • 12 Janar 2026: Për periudhën Shtator 2025, Tetor 2025, Nëntor 2025, Dhjetor 2025.
Shënim i rëndësishëm:
  • Fituesit e çmimit do të përjashtohen nga lojërat në vazhdim për këtë çmim në rast se e kanë fituar më parë gjatë vitit 2025.