Mos e ekspozoni kartën tuaj apo të dhënat e saj ndaj personave të tjerë.
Memorizoni dhe mbani të fshehtë PIN-in tuaj. Ndryshojeni atë sa herë që dyshoni që dikush mund ta ketë kopjuar apo zbuluar. PIN-in mund ta ndryshoni fare lehtë dhe në çdo moment nëpërmjet të gjithë rrjetit të ATM-ve të BKT-së;
Vendosja e numrit PIN në ATM të mos kryhet nga askush tjetër përveç jush;
Nëse ju nevojitet të përdorni një ATM (Bankomat) jashtë vendit ose një ATM jo të BKT përdorni ATM që gjenden pranë Bankave, Supermarketeve ose vendeve të mirendricuara dhe të rrethuara me njerëz.
Nëse shihni përreth gjera jo të zakonshme (kamera të dyshimta, njerëz të dyshimtë apo pajisje që nuk i keni parë më parë në ATM) mos tërhiqni para, por kthehuni sërish më vonë për të tërhequr dhe njoftoni BKT për ngjarjen e dyshimtë.
Nëse dikush tjetër ju ofrohet t’ju ndihmojë me veprimin në ATM, refuzoni që ai të shoh kartën tuaj ose veprimet që do të ndiqni në ATM.
Kur vendosni PIN-in mbulojeni tastierën nëse keni pranë njerëz të tjerë në mënyrë që të mos e shohin.
Pasi kryeni transaksionin mos harroni të merrni paratë, kartën dhe faturën e printuar në mënyrë që të tjerë të mos kenë informacion mbi shumën që tërhoqët ose atë që keni në llogari.
Futni paratë dhe kartën në portofol/xhep përpara se të largoheni nga ATM dhe shmangni ekspozimin e parave cash që dispononi.
Nëse ju humb ose ju vjedhin kartën raportoni menjëherë në numrin 042 266 288 në mënyrë që të bllokohet.
Mos lejoni askënd tjetër të përdorë kartën tuaj; Mbajini ato në një vend të sigurtë dhe kontrollojini periodikisht nëse janë në rregull.
Gjatë kohës që kryeni një pagesë, sigurohuni që karta të jetë nën vëzhgimin tuaj gjatë gjithë kohës;
Mos e përdorni asnjëherë kartën ose PIN-in tuaj në terminale POS/ATM/INTERNET të cilat nuk duken të besueshme;
Nëse keni dyshime se karta ose informacioni i kartës suaj është vjedhur, kontaktoni menjëherë BKT ne numrin 042 266 288;
Për përdorimin në internet, sigurohuni që faqja ku po kryeni transaksionin të jetë e çertifikuar me SSL, https:// në vend të http://;
Kontrolloni vazhdimisht gjendjen e llogarisë suaj nëpërmjet ATM-së, Degës “Internet”, BKT Smart, IVR.
Kodet e sigurisë duke përfshirë edhe PIN duhet të mbahen sekret. Këto nuk duhet të shkruhen diku apo t’u jepen njerëzve të tjerë për t’u përdorur, e as të jepen nëpërmjet telefonit ose nëpërmjet email-it. Sigurohuni që askush nuk mund t’iu shohë ndërsa jeni duke shkruar fjalëkalimin apo PIN-et tuaja. PIN duhet të jetë i zgjedhur në mënyrë që të mos jetë i lehtë për t’u gjetur apo marrë me mend, si dhe duke shmangur informacione standarde personale si psh: ditëlindjen tuaj, vitin e lindjes etj.
Asnjëherë mos jepni të dhëna konfidenciale ose personale me postë elektronike ose me ndonjë mjet tjetër, edhe nëse kërkesa ngjan sikur është bërë nga një burim i ligjshëm i besueshëm. BKT nuk do t’iu kërkojë kurrë të dhënat tuaja personale pa qënë të pranishëm.
Mos hyni në linqe apo çdolloj faqe që kërkon nga ju që t’i jepni informacione sensitive personale apo konfidenciale ose ju lejon ju të kryeni transaksione bankare. Gjithmonë shkruani adresën e plotë të faqes që ju dëshironi për të hyrë në shfletuesin përkatës (browser).
Mos i hapni mesazhet e postës elektronike pa kontrolluar identitetin e dërguesit dhe subjektit. Nëse keni ndonjë dyshim në lidhje me origjinën e mesazhit fshijeni atë menjëherë dhe mos hapni asnjë skedar apo dokument të bashkëngjitur që mesazhi i postës elektronike mund të përmbajë.
Mos bëni asnjë transaksion bankar në kompjuterat e hapura për publikun (psh internet kafe). Lloje të ndryshme të programeve mundësojnë hakerat për të hyrë në të dhënat tuaja të llogarisë dhe të dhëna personale përmes kompjuterëve të cilat janë të hapura për publikun.
Mbani pajisjet që ju përdorni për të hyrë në online banking të siguruara mirë. Siguroni çdo pajisje (tabletë, smartphone, PC, laptop, etj) që përdoret për të hyrë në online banking të jetë e përditësuar nga ana e sigurisë. Kjo përfshin software të tilla si anti-malware\anti-virus\firewall etj. Mos përdorni software piratë. Mbyllini pajisjet tuaja me një fjalëkalim, dhe sigurohuni që keni dalë nga faqja nëse keni përfunduar veprimet bankare online.
Raportoni çdo incident apo ndonjë dyshim që keni, pranë bankës. Njoftoni menjëherë BKT-në në qoftë se ju mendoni se ka diçka të gabuar apo të dyshimtë, dhe ndiqni udhëzimet e dhëna.
Në rast se ju përdorni Aplikacionin Mobile Banking BKT Smart:
Aktivizoni kodin e bllokimit të pajisjes tuaj. (PIN LOCK apo të ngjashëm)
Mos i ruani të dhënat tuaja të tilla si PIN, OTP, CIF, PAN, Credit/Debit Card, Fjalëkalime etj, në pajisjen tuaj smart phone. Gjithmonë mbajeni me kujdes smart phone tuaj kështu që askush nuk mund të shohë të dhënat tuaja ndërsa ju hyni në BKT Smart.
Përdorni versionin më të përditësuar të sistemit të pajisjes suaj iOS/ Android
Nëse është e mundur, përdorni një softuer të azhurnuar për mbrojtjen ndaj viruseve dhe një firewall personal
Pasi të keni përfunduar transaksionet tuaja, ju lutemi klikoni butonin e daljes dhe mbyllni Shfletuesit e Internetit / Aplikacionin bankar BKT Smart
Për një përdorim më të sigurt të aplikacioneve tona ju rekomandojmë të mos përdorni aparate rooted/jailbroken, që kanë thyer garancinë e prodhuesit