VEPRIME ME KARTË
Në ATM e BKT-së ju keni mundësinë për të kryer shërbime të ndryshme kudo në Shqipëri 24 orë në 7 ditë të javës. Ju mund të:- Kontrolloni balancën tuaj dhe të tërhiqni nga llogaria juaj e biznesit e lidhur paraprakisht me Kartën tuaj të Debitit.
- Tërhiqni LEKË ose EURO nga çdo ATM e BKT-së në Shqipëri
- Rimbushni celularin tuaj nga ATM-të e BKT-së kudo në Shqipëri 24 orë në 7 ditë të javës.
- Kryeni pagesë Karte Krediti.
- Ndryshoni PIN-in e kartës tuaj.
- Depozitoni në monedhën LEKË dhe EURO
- Pas depozitimit të parave, ju mund të kryeni veprime të ndryshme nëpërmjet ATM (si pagesë karte, rimbushje të celularit etj.) ose të përdorni BKT SMART për më shumë shërbime.
- Të kontrolloni nëpërmjet menu-së Mini-Statement në ATM veprimet e fundit të kryera në llogari.
Për më shumë informacione dhe mënyrën e përdorimit të ATM ju lutem referohuni informacionit të detajuar në MANUAL PERDORIMI SMART BANKOMAT (bkt.com.al)
Për informacion rreth limiteve ju lutem referohuni Kushteve të Punës të Bankës për klientët biznes.