2 Çmime “Bonus Kredie Cash Back” - Fito 15,000 Lekë dhe 10,000 Lekë
Pjesëmarrës në këtë lojë promocionale do të jenë klientët që marrin për herë të parë një kredi personale pa kolateral në BKT. Për çdo lojë të hedhur (sipas datave të përcaktuara), këta klientë do kenë mundësinë të përfitojnë çmimin e ‘Super Loan Cash Back’.Klientëve që shpallen fitues, do t’u kreditohen shumat e mëposhtme, sipas renditjes në datën e përzgjedhjes.
- Çmimi (I) - 15,000 Lekë
- Çmimi (II) - 10,000 Lekë
Të gjithë kreditë e reja që i përkasin periudhës së përcaktuar për hedhjen e lojës, do të mblidhen, dhe nga biletat e gjeneruara nga këto transaksione, do të përzgjidhet një (1) fitues për çdo lojë të hedhur: Maj 20, Shtator 2024 dhe Janar 2025.
Fituesit e “Super Loan Cash Back” (15,000 Lekë për çmimin e parë dhe 10,000 Lekë për çmimin e dytë), do të përjashtohen nga loja në vazhdim nëse e kanë fituar këtë çmim më parë (gjatë vitit në të cilin kryhet loja promocionale). Gjithashtu, fituesi i çmimit të parë nuk përfshihet më në shorte për përzgjedhjen e fituesit të çmimit të dytë.
Kreditë e marra nga stafi i bankës do të përjashtohen nga ky çmim.
Të gjithë fituesit janë subjekt i tatimit të të ardhurave në burim.
Fituesit e këtij çmimi do të përjashtohen nga loja promocionale në vazhdim nëse e kanë fituar këtë çmim më parë (gjatë vitit në të cilin kryhet loja promocionale).