Loja extra falas

Loja promocionale eXtra Falas

Loja promocionale eXtra Falas

Në këtë lojë promocionale, çdo klient që kryen transaksione me anë të kartave te kreditit Prima dhe kartave të debitit BanKomaT të BKT-së, mund të fitojë deri në 100,000 Lekë.

Të gjithë transaksionet e vlefshme të çdo muaji grumbullohen në bazë kalendarike dhe nga biletat e gjeneruara nga këto transaksione, përzgjidhen 10 fituesit e çdo periudhe tremujore, përkatësisht në muajt Prill 2024, Korrik 2024, Tetor 2024 dhe Janar 2025.

 

Kriteret për pjesëmarrje në lojën promocionale janë si më poshtë:

  • Kartëmbajtësi duhet të kryejë të paktën një transaksion të vlefshëm çdo tremujor që të jetë pjesëmarrës.
  • Data e kryerjes së transaksionit duhet të jetë brenda afatit të paracaktuar të zhvillimit të lojës.
  • Të vlefshme konsiderohen blerjet me kartat individuale Prima dhe BanKomaT në të gjithë POS-et fizikë dhe online, si dhe tërheqjet Cash vetëm me kartat Prima në çdo ATM.
  • Për t’u bërë pjësë e lojës, transaksioni duhet të jetë minimalisht në vlerën 250 Lekë, ndërsa vlerë maksimale të përcaktuar nuk ka. Fituesit do t’i kthehet mbrapsht vlera e transaksionit fitues, deri ne 100,000 Lekë.
  • Nëse një individ zotëron më shumë se një kartë të BKT-së, ai mund të jetë pjesëmarrës në lojë me të gjitha kartat që zotëron, mjafton që transaksionet e kryera me to të përmbushin kriteret.
  • Kartat shtesë do të jenë pjesëmarrëse në lojë së bashku me kartat kryesore. Nëse përzgjidhet fitues transaksioni i bërë me kartë shtesë, çmimi do t’i takojë kartëmbajtësit kryesor, i cili është edhe përgjegjës për gjithë detyrimet e kartës shtesë.
  • Veprimet e kryera nga stafi i BKT-së do të konsiderohen të vlefshëm.
  • Veprimet e anulluara nuk do të konsiderohen të vlefshëm.
  • Transaksionet e një tremujori të konsideruar për lojën, do të zerohen në fund të tij dhe nuk do akumulohen në muajt e tjerë. Pra, kushtet vlejnë për çdo tremujor më vete dhe numri i transaksioneve rinovohet në fillim të çdo tremujori.

Të gjithë fituesit janë subjekt i tatimit mbi të ardhurat në burim.

Fituesit e këtij çmimi do të përjashtohen nga loja promocionale në vazhdim nëse e kanë fituar këtë çmim më parë (gjatë vitit në të cilin kryhet loja promocionale).