Kthimi i pagesës së “Sigurimit në udhëtim”
Ky çmim ofrohet për klientët individë që kanë kryer një pagesë sigurimi në udhëtim nëpërmjet BKT Smart ose Dega Internet.Shuma e fituar do të kreditohet në llogarinë e kursimit që klienti ka. Në rast se klienti nuk ka një llogari kursimi, duhet të hapë një të tillë nëpërmjet degës Internet, BKT Smart, ose pranë degës më të afërt dhe të njoftojë në contact center pas hapjes së llogarisë. Klienti fitues humbet çmimin nëse nuk ka një llogari kursimi të hapur brenda 3 muajve nga data e shpalljes fitues.
Të gjithë veprimet e vlefshme të periudhës së konsideruar të lojës (sipas datave të përcaktuara) do të mblidhen, dhe nga biletat e gjeneruara nga këto transaksione do të përzgjidhet një (1) fitues për çdo lojë të hedhur, në muajt: Prill 2024, Gusht 2024 dhe Janar 2025.
Klienti që shpallet fitues, do të përfitojë çmimin “Kthim të vlerës të shumës së paguar për sigurimin në udhëtim” në llogarinë e kursimit, maksimumi deri në vlerën 10,000 Lekë”.
Veprimet e kryera nga stafi i BKT-së do të përjashtohen nga ky çmim.
Të gjithë fituesit janë subjekt i tatimit mbi të ardhurat në burim.
Fituesit e këtij çmimi do të përjashtohen nga loja promocionale në vazhdim nëse e kanë fituar këtë çmim më parë (gjatë vitit në të cilin kryhet loja promocionale).