Kthimi i pagesës “Pension fund”
Ky çmim ofrohet për klientët individë që hapin për herë të parë një kontratë Fond Pensioni në kanalet dixhitale të bankës, BKT Smart ose Dega Internet.Të gjithë kontratat e fondeve të pensioneve të hapura brenda periudhës së konsideruar të lojës, do të mblidhen, dhe mes tyre do të përzgjidhet një fitues për çdo lojë të hedhur, në muajt: Prill 2024, Gusht 2024 dhe Dhjetor 2024.
Klienti që shpallet fitues, do të përfitojë çmimin 5,000 Lekë dhe shuma do të kreditohet në llogarinë e kontratës së fondit të pensionit të klientit. Klienti fitues e humbet çmimin nëse është i paarritshëm në çdo mënyrë kontakti brenda 3 muajve nga data e shpalljes si fitues. Në këtë rast, çmimi i jepet një klienti tjetër.
Shuma e fituar është subjekt i tatimit të të ardhurave në burim.
Fituesit e këtij çmimi do të përjashtohen nga loja promocionale në vazhdim nëse e kanë fituar këtë çmim më parë (gjatë vitit në të cilin kryhet loja promocionale).