Çmimi “Pagesa e një siguracioni TPL” për klientë që kryejnë pagesën e sigurimit TPL të makinës në BKT Smart
Klienti që ka kryer të paktën 1 pagesë TPL gjatë 3 muajve të fundit nëpërmjet BKT Smart, dhe që rezulton përdorues aktiv i aplikacionit në ditën e gjenerimit të listës së pjesëmarrësve, bëhet automatikisht pjesë e lojës promocionale.Të gjithë pagesat e vlefshme, që janë kryer sipas kushteve më sipër dhe brenda datave të përcaktuara të lojës promocionale, do të mblidhen dhe për secilën prej tyre do të gjenerohet nga një biletë pjesëmarrëse në lojë. Nga lista e plotë do të përzgjidhet një (1) fitues për çdo lojë të hedhur, respektivisht në Mars 2024, Korrik 2024 dhe Nëntor 2024.
Veprimet e kryera nga stafi i BKT-së nuk do të jenë pjesëmarrëse në lojë.
Fituesit e këtij çmimi do të përjashtohen nga loja promocionale në vazhdim nëse e kanë fituar këtë çmim më parë (gjatë vitit në të cilin kryhet loja promocionale).