Çmim për klientët që janë ose bëhen pagamarrës në BKT – Fito 12,500 Lekë për çdo produkt bankar aktiv
Ky çmim do të përzgjidhet nga grupi i klientëve pagamarrës ekzistues, ose pagamarrësit e rinj që kanë të paktën një kreditim page në BKT gjatë periudhës së lojës promocionale. Gjithashtu, llogaria duhet të ketë statusin ‘pagamarrës’ në ditën që gjenerohet lista e pjesëmarrësve në lojë.Klienti që shpallet fitues fiton 12,500 Lekë cashback në llogarinë e kursimit për çdo produkt bankar aktiv (maksimumi deri në 4) që rezulton të ketë në datën e hedhjes së lojës.
Në rast se klienti nuk ka një llogari kursimi, ai duhet të hapë një të tillë nëpërmjet degës Internet / BKT Smart, ose pranë degës më të afërt.
Lista e produkteve të vlefshme për të patur mundësinë e përfitimit të cashback të shumëfishtë është si mëposhtë:
- Kalim Page
- Overdraft - Paradhënie Bankare
- Karte Krediti
- Llogari Kursimi
- Kartë Debiti
- Kredi
- Depozitë
- Debitim Direkt
Klienti fitues humbet çmimin nëse nuk ka një llogari kursimi të hapur brenda 3 muajve nga data e shpalljes fitues.
Të gjithë fituesit janë subjekt i tatimit mbi të ardhurat në burim.
Fituesit e këtij çmimi do të përjashtohen nga loja promocionale në vazhdim nëse e kanë fituar këtë çmim më parë (gjatë vitit në të cilin kryhet loja promocionale).