Pagesë Automatike Fature
Çmimi do të jetë: kthimi i vlerës të pagesës automatike të faturës të ekzekutuar gjatë periudhës së përcaktuar për hedhjen e llotarisë, për kontratat e reja të hapura gjatë vitit 2019 nga llogaritë e klientëve individ.
Në llogarinë e kursimit të klientit që shpallet fitues, do të kreditohet shuma e të gjitha faturave të paguara automatiksht, për atë periudhë të klasifikuara të vlefshme për shorteun. Totali i shumave të faturave që do të rimbursohen nga banka është maksimalisht deri në 10,000 lekë.
Shuma e fituar do të kreditohet në llogarinë e kursimit që klienti ka. Në rast se klienti nuk ka një llogari kursimi, ai duhet të hapë një të tillë nëpërmjet degës Internet/BKT Smart ose pranë degës më të afërt.
Çdo ekzekutim mujor i kontratës (me shumat përkatëse) të pagesës automatike të faturave të hapura brenda vitit 2019 do të klasifikohet si "një biletë" pjesëmarrje në llotari.
Të gjitha veprimet e vlefshme do të mblidhen brenda periudhës së përcaktuar për hedhjen e llotarisë dhe nga biletat e gjeneruara nga këto transaksione do të përzgjidhet një (1) fitues në llotari te hedhur: Maj 2019, Shtator 2019 dhe Janar 2020.
Data e kryerjes së transaksionit duhet të jetë brenda afatit të paracaktuar të zhvillimit të lojës. Numër minimal transaksionesh për çdo llotari te hedhur nuk ka. Numri i transaksioneve do të jetë kumulativ për periudhën e hedhjes së llotarisë.
Veprimet e kryera nga stafi i bankes do të përjashtohen nga ky çmim.
Të gjithë fituesit janë subjekt i tatimit mbi të ardhurat në burim. Çmimeve të mësipërme ju është zbritur tatimi në burim.