Pagesat e Doganave
Të gjithë Individët përpara se të shlyejnë detyrimet e tyre doganore, duhet të jenë të regjistruar në shërbimin E-dogana, pranë Organeve Doganore.
Me anë të shërbimit E-dogana dhe marreveshjes respektive midis BKT dhe DPD, pagesat që kryhen në Bankë për detyrimet doganore kalojnë direkt në balancën e klientit në regjistrin e doganave.
Nëse i kryeni pagesat nga Dega “Internet” apo Aplikacioni BKT Smart, ju do të informoheni njëkohësisht edhe për balancën tuaj në rregjistrin e doganave.