PAGESAT E TAKSAVE
Ju mund të kryeni pagesat e taksave të kompanisë suaj në të gjitha degët e BKT-së. Për të kursyer kohë dhe para, ju kēshillojmë të përdorni edhe kanale digjitale Dega Internet dhe BKT Smart.
Për shembull, ju mund të vazhdoni të bëni punët tuaja në zyrën tuaj dhe të paguani taksat tuaja përmes Dega Internet ose kur jeni në kafe ju mund të paguani taksat tuaja nëpërmjet BKT Smart duke skanuar kodin QR të faturës tatimore. Ju mund të shijoni lehtësinë e veprimeve bankare duke eksploruar shërbimet online të kanaleve digjtale të BKT-së.
Llojet e taksave që mund të paguhen në BKT:
- Tatim mbi të ardhurat
- Tatim mbi vlerën e shtuar
- Taksa Kombëtare
- Taksa vendore
- Kontribute të Sigurimeve shëndetësore
- Kontribute të Sigurimeve shoqërore
- Taksa dhe tarifa të ndryshme (Tax mbi qiranê, Akciza,)
Afatet e deklarimit dhe pagesës së detyrimeve tatimore:
Kalendari i Pagesës së Taksave për Biznesin e Madh
Lloji i deklarimit | Afati i deklarimit | Afati i pagesës |
---|---|---|
Deklarimi i tatimit mbi fitimin | Jo më vonë se data 31 Mars e vitit që pason periudhën tatimore | Jo më vonë se data 15 e çdo muaji. |
Deklarimi mujor i tatimit mbi të ardhurat nga punësimi (TAP) | Jo më vonë se data 20 e muajit që pason periudhën tatimore për tatimpagues të regjistruar me përgjegjësi tatimore tatim mbi fitimin | Jo më vonë se data 20 e muajit që pason periudhën tatimore, për tatimpagues të regjistruar me përgjegjësi tatimore tatim mbi fitimin |
Deklarimi mujor i Sigurimeve Shoqërore dhe Shëndetësore | Jo më vonë se data 20 e muajit që pason periudhën tatimore për tatimpagues të regjistruar me përgjegjësi tatimore tatim mbi fitimin | Jo më vonë se data 20 e muajit që pason periudhën tatimore, për tatimpagues të regjistruar me përgjegjësi tatimore tatim mbi fitimin; |
Deklarimi i tatimit në burim | Jo më vonë se data 20 e muajit pasardhës | Jo më vonë se data 20 e muajit pasardhës. |
Deklarimi i tatimit mbi vlerën e shtuar (TVSH) | Jo më vonë se data 14 e muajit pasardhës | Jo më vonë se data 14 e muajit pasardhës. |
Deklarimi i tatimit mbi lojrat e fatit | Jo më vonë se data 10 e muajit pasardhës | Jo më vonë se data 10 e muajit pasardhës |
Deklarimi i taksave kombëtare | Jo më vonë se data 15 e muajit pasardhës | Jo më vonë se data 15 e muajit pasardhës |
Deklarimi i tarifave kombëtare | Jo më vonë se data 15 e muajit pasardhës | Jo më vonë se data 15 e muajit pasardhës |
Kalendari tatimor për OJF dhe Ente Publike
Lloji i deklarimit | Afati i deklarimit | Afati i pagesës |
---|---|---|
Deklarimi i tatimit mbi fitimin | Jo më vonë se data 31 Mars e vitit që pason periudhën tatimore | Këst 3-mujor: jo më vonë se data 30 e muajit të fundit të 3-mujorit (30 Mars, 30 Qershor, 30 Shtator, 30 Dhjetor); ose këst mujor: jo më vonë se data 15 e çdo muaji. |
Deklarimi mujor i tatimit mbi të ardhurat nga punësimi (TAP) | Jo më vonë se data 20 e muajit që pason periudhën tatimore për tatimpagues të regjistruar me përgjegjësi tatimore tatim mbi fitimin; për tatimpaguesit e regjistruar me përgjegjësi tatimore tatim i thjeshtuar mbi fitimin kryhet brenda datës 20 të muajit të parë pas përfundimit të çdo tremujori të vitit kalendarik | Jo më vonë se data 20 e muajit që pason periudhën tatimore, për tatimpagues të regjistruar me përgjegjësi tatimore tatim mbi fitimin; për tatimpaguesit e regjistruar me përgjegjësi tatimore tatim i thjeshtuar mbi fitimin kryhet brenda datës 20 të muajit të parë pas përfundimit të çdo tremujori të vitit kalendarik |
Deklarimi mujor i Sigurimeve Shoqërore dhe Shëndetësore | Jo më vonë se data 20 e muajit që pason periudhën tatimore për tatimpagues të regjistruar me përgjegjësi tatimore tatim mbi fitimin; për tatimpaguesit e regjistruar me përgjegjësi tatimore tatim i thjeshtuar mbi fitimin kryhet brenda datës 20 të muajit të parë pas përfundimit të çdo tremujori të vitit kalendarik | Jo më vonë se data 20 e muajit që pason periudhën tatimore, për tatimpagues të regjistruar me përgjegjësi tatimore tatim mbi fitimin; për tatimpaguesit e regjistruar me përgjegjësi tatimore tatim i thjeshtuar mbi fitimin kryhet brenda datës 20 të muajit të parë pas përfundimit të çdo tremujori të vitit kalendarik |
Deklarimi i tatimit në burim | Jo më vonë se data 20 e muajit pasardhës | Jo më vonë se data 20 e muajit pasardhës |
Deklarimi i tatimit mbi vlerën e shtuar (TVSH) | Jo më vonë se data 14 e muajit pasardhës | Jo më vonë se data 14 e muajit pasardhës |
Deklarimi i taksave kombëtare | Jo më vonë se data 15 e muajit pasardhës | Jo më vonë se data 15 e muajit pasardhës |
Deklarimi i tarifave kombëtare | Jo më vonë se data 15 e muajit pasardhës | Jo më vonë se data 15 e muajit pasardhës |