Transferta në Nisje
Të dhënat e nevojshme për ekzekutimin e një transferte në nisje drejt bankave të tjera janë:
Nëpërmjet rrjetit të degëve të BKT:
- Emri dhe adresa e përfituesit;
- IBAN i llogarisë së përfituesit (ose numri i llogarisë për ato vende ku nuk aplikohet IBAN);
- Emri dhe adresa e Bankës së përfituesit;
- BIC/Swift code, ose Routing Number, etj.;
- Qëllimi i transfertës (nr. fature, etj).
Për transfertat në nisje jashtë Shqipërisë zbatohen dispozitat e rregullores “Për veprimtarinë valutore” e Bankës së Shqipërisë, e ndryshuar.
KUJDES! Ju lutemi, sigurohuni që të dhënat e përfituesit të transfertës dhe te dhenat e tjera të jenë të sakta. Veçanërisht, ju lutemi të verifikoni integritetin e tyre nëse këto të dhëna ju janë ofruar nëpërmjet Internet-it apo e-mail.
BKT nuk mban përgjegjësi për vonesa të mundshme, mosekzekutim të transfertës apo çdo pasojë tjetër, shkaktuar nga pasaktësia e instruksioneve të klientit.
Online nërmjet E-Banking ose BKT Smart:
- Emri dhe adresa e përfituesit
- IBAN/ SWIFTI ose Emri i Bankës dhe nr.llogarisë së përfituesit);
- Monedha
- Shteti
- Selektimi i komisioneve sipas 3 opsioneve:
- Të gjitha komisionit paguhen nga Përfituesi
- Të gjitha komisionet paguhen nga dërguesi*
- Komisionet janë të ndara
*Mund të ketë raste që komisione të tjera të bankave korrespondente mund të aplikohen mbi shumën e dërguar
- Emri dhe adresa e Bankës së përfituesit;;
- Qëllimi i transfertës
Për transfertat në nisje jashtë Shqipërisë zbatohen dispozitat e rregullores “Për veprimtarinë valutore” e Bankës së Shqipërisë, e ndryshuar.
KUJDES! Ju lutemi, sigurohuni që të dhënat e përfituesit të transfertës dhe të dhënat e tjera të jenë të sakta. Veçanërisht, ju lutemi të verifikoni integritetin e tyre nëse këto të dhëna ju janë ofruar nëpërmjet Internet-it apo e-mail. Karakteret speciale si: % &, [, {, etc. nuk janë të lejuara gjatë procesit të transaksionit dhe mund të shkaktojë ndërprerje të procesit.
BKT nuk mban përgjegjësi për vonesa të mundshme, mosekzekutim të transfertës apo çdo pasojë tjetër, shkaktuar nga pasaktësia e instruksioneve të klientit.
Për më shumë Informacion ju lutem referojuni Kushteve të Punës për Biznese