Pagesat e Faturave

Pagesa Faturash

Faturat e printuara i përkasin së shkuarës. 

Eshtë koha e sistemeve moderne.

BKT në marrëveshje me Operatorët: ALBtelecom, Telekom Albania, Vodafone, OSHEE, UKT, UKD, UKKO & UKV ju vjen në ndihmë të paguani faturat të gjitha njëherësh dhe në mënyrën më të thjeshtë – PA FATURË, mjafton që të dini numrin tuaj të abonentit. Për Operatorët e tjerë nevojitet fatura. 

Në BKT:

  • Ju mund të paguani faturat edhe nëse nuk jeni klient i bankës.
  • Ju mund të paguani faturat edhe nga Dega “Internet”. 
  • Ju mund të paguani faturat edhe nga BKT Smart.  
  • Ju mund të paguani faturat edhe me Autorizim për Debitim Direkt. 

Pagesë Fature në BKT

Duke i dhënë numrat tuaj të abonentit (klientit, kontratës), punonjësja e bankës do të gjejë detyrimet e faturave tuaja. Pasi të konfirmoni pagesat e faturave, do të pajiseni me mandatet e pagesave.

Pagesë Fature nga Dega “Internet”

Nëse jeni rregjistruar apo rregjistroheni në BKT Dega “Internet”, nga menuja Faturat / Pagesë Fature, vetëm duke plotësuar numrat e abonentit ju do të gjeni dhe paguani detyrimet e faturave tuaja. Në çdo moment, mund të kontrolloni ose të printoni e-mandat nga menuja Faturat e Paguara.

Pagesë Fature nga BKT Smart

Nëse jeni rregjistruar apo rregjistroheni në BKT Smart, nga menuja Faturat / Pagesë Fature, vetëm duke plotësuar numrat e abonentit ju do të gjeni dhe paguani detyrimet e faturave tuaja. Në çdo moment, mund të kontrolloni Faturat e Paguara.

Autorizim për Debitim Direkt (pagesë automatike fature)

Në vend që të paguani fatura çdo muaj, ju mund të autorizoni bankën ta bëjë këtë për ju, nëpërmjet debitimit direkt. Aplikoni në degët e BKT, nga dega “Internet” dhe nga BKT Smart.